Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: AADF, Protik dhe General Assembly sjellin në Shqipëri programe të avancuara për AI dhe aftësi digjitale
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > AADF, Protik dhe General Assembly sjellin në Shqipëri programe të avancuara për AI dhe aftësi digjitale
Tech

AADF, Protik dhe General Assembly sjellin në Shqipëri programe të avancuara për AI dhe aftësi digjitale

Last updated: 5 Maj, 2026 11:05 am
Ndaj
5 Min lexim

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në partneritet me Protik Innovation Center dhe kompaninë globale të edukimit teknologjik General Assembly, ka zyrtarizuar nisjen e një bashkëpunimi strategjik tre-vjeçar që synon fuqizimin e aftësive digjitale dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor në Shqipëri. 

Marrëveshja u nënshkrua në një ceremoni të organizuar në ambientet e Innovation Hub tek Piramida, në praninë e përfaqësuesve të lartë nga qeveria, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, përfaqësues nga Ambasada Amerikane, përfaqësues të Bordit të Administratorëve të AADF-së, përfaqësues nga General Assembly, partnerë ndërkombëtarë ADECCO, si dhe përfaqësues nga kompani tekonologjike. 

Ky partneritet synon të ofrojë programe trajnimi të avancuara në fushat e teknologjisë Artificiale (AI), zhvillimit të software-it dhe teknologjisë në arsim (EdTech), duke adresuar drejtpërdrejt nevojat e tregut të punës dhe duke krijuar mundësi reale punësimi për pjesëmarrësit. 

Teknologjia nuk po transformon vetëm mënyrën se si punojmë, ajo po ripërcakton mënyrën se si shoqëritë konkurrojnë dhe si individët ndërtojnë të ardhmen e tyre. Për Shqipërinë, ky është një moment unik për të bërë një hap përpara, për të pajisur qytetarët me aftësi të nivelit ndërkombëtar dhe për t’u integruar plotësisht në ekonominë globale. Në AADF, ne kemi besuar gjithmonë në sjelljen e modeleve më të mira nga bota dhe përshtatjen e tyre në kontekstin lokal. Ky partneritet reflekton pikërisht këtë qasje, duke siguruar që të mësuarit të jetë një proces i vazhdueshëm, që talenti të mbetet konkurrues dhe që Shqipëria të mos ndjekë thjesht ritmin e ndryshimit, por ta formësojë atë.

Kryetari i Bordit të AADF, z. Michael D. Granoff

Programi synon t’u vijë në ndihmë, studentëve, profesionistëve të rinj dhe individëve në mes të karrierës, duke ofruar mundësi për hyrje në sektorin e teknologjisë, si dhe përmirësimin dhe rikualifikimin profesional. Përmes një modeli të kombinuar të financimit, AADF do të ofrojë mbështetje financiare dhe bursa për pjesëmarrësit e përzgjedhur, duke reduktuar barrierat ekonomike dhe duke nxitur angazhimin aktiv. 

Në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria përballet me sfidën e përshtatjes ndaj një tregu gjithnjë e më konkurrues. Për të qenë të suksesshëm, duhet të rrisim kapacitetet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat përbëjnë mbi 85% të ekonomisë, dhe të investojmë në mënyrë të qëndrueshme në zhvillimin e talenteve. Ky memorandum krijon një mundësi konkrete për të përmirësuar aftësitë e së nesërmes dhe për të përfituar maksimalisht nga transformimi digjital që po formëson të ardhmen.

Delina Ibrahimaj, Ministre e Inovacionit

Programi do të implementohet përmes një strukture të integruar ku secili nga partnerët luan një rol të veçantë, AADF-ja do të ofrojë mbështetje financiare dhe drejtim strategjik, Protik Innovation Center do të udhëheqë implementimin lokal dhe përfshirjen e talenteve, ndërsa General Assembly do të sjellë ekspertizën globale në edukimin teknologjik dhe zhvillimin e kurrikulave. 

Trajnimet do të përfshijnë edhe bootcamp-e intensive (420-480 orë), si dhe kurse të shkurtra (40-50 orë), të dizajnuara sipas standardeve ndërkombëtare dhe të orientuara drejt praktikës, me metoda mësimi të bazuara në projekte konkrete të kombinuara, online dhe fizikisht. 

Kjo marrëveshje shkon përtej një partneriteti formal, ajo përfaqëson një platformë për inovacion, llogaridhënie dhe rezultate të matshme. Së bashku, po krijojmë kushtet që Inteligjenca Artificiale të shërbejë si një mjet për përfshirje dhe progres, duke hapur mundësi të reja për talentin në Shqipëri. Jam i bindur se, në vitet në vijim, kjo nismë do të jetë një shembull konkret i asaj që mund të arrihet përmes bashkëpunimit të fortë për të ardhmen e fuqisë punëtore në vend.

Bettina Schaller, Drejtoreshë e Çështjeve Publike, Adecco Group

Përmes lidhjes së kompanisë General Assembly me Adecco Group, një lider global në zgjidhjet e punësimit, programi synon të krijojë ura konkrete midis trajnimit dhe punësimit, duke ndihmuar pjesëmarrësit të integrohen në tregun e punës. Ky partneritet pritet të kontribuojë në transformimin digjital të vendit dhe në ndërtimin e një fuqie punëtore të kualifikuar, të aftë për të përballuar kërkesat e ekonomisë globale. 

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Drejtuesit e lartë në Nvidia tregojnë se aktualisht AI kushton më shumë se punonjësit humanë
Tjetra Pse “Limited Editions” po i kthejnë pajisjet tona në objekte koleksioni?

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Pamjet e bëra leak të Vivo Watch 2 tregojnë formën e rrumbullakët dhe suportin për telefonata

26 Nëntor, 2021
Tech

28 shtete firmosën një marrëveshje që ka si qëllim parandalimin e rrezikut nga modelet AI

3 Nëntor, 2023
Tech

Rregullatori Italian gjobit me €98.6 milionë Apple për shkeljet anti-trust në App Store

22 Dhjetor, 2025
Tech

Kirurgu italian arrin të heqë tumorin e pacientit nga një largësi prej 8264 kilometrash

24 Tetor, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?