Linja e Samsung Galaxy S20 ofron disa nga aparatet më të fuqishëm të momentit, dhe me Note 20 në stol gati për të hyrë në lojë është krejt e logjikshme që linja e dytë të jetë më e fuqishme.
Sipas ZDNet Korea një ndryshim rrënjësor do të përfshihet tek Note. Në vend të proçesorit Exynos 990 të përdorur tek S20, Samsung do të prezantojë një çip tjetër; Exynos 992 me performancë më të mirë.
Proçesori i ri do të jetë 6nm në përmasa në vend të 7nm Exynos 990, çka lejon efiçensë më të lartë.
Siç e dimë Samsung përdor Exynos por edhe Snapdragon, të parët janë më globalë dhe përdoren në rajone të ndryshme, Snapdragon kryesisht në USA.
Exynos 992 do të jetë gjithashtu më i mirë se Snapdragon 865 por sidoqoftë flasim për një ndryshim jo fort të madh. Versionet me Snapdragon do të vazhdojnë të mbajnë 865 dhe jo 865 plus ndaj diferenca do të ndjehet vetëm jashtë USA.
Edhe pse vetëm një thashethem për momentin, vendimi do të ndihmonte për të bërë diferencën me S20.