Formula 1 ka konfirmuar një paketë ndryshimesh për rregullat e vitit 2026, të hartuara për të adresuar shqetësimet e pilotëve mbi sigurinë dhe cilësinë e garimit. Vendimet u morën në një takim mes FIA-s, drejtuesve të skuadrave dhe prodhuesve të motorëve, pas analizës së tri garave të para të sezonit dhe feedback-ut nga pilotët.
Ndryshimet vijnë në një moment kur rregulloret e reja, që përfshijnë një ndarje 50-50 mes energjisë elektrike dhe motorëve me djegie të brendshme, kanë sjellë sfida në menaxhimin e energjisë dhe diferenca të rrezikshme shpejtësie. Aksidenti i Oliver Bearman në Japoni dhe kritikat nga Max Verstappen kanë shtuar presionin për përmirësime, edhe pse disa pilotë si Leëis Hamilton kanë vlerësuar garimin.

Ndryshimet kryesore që do të hynë në fuqi në Miami GP:
Kualifikimi
- Ulje e kufirit të rikuperimit të energjisë nga 8MJ në 7MJ për të reduktuar “lift and coast”.
- Rritje e fuqisë “superclip” nga 250kW në 350kW për më shumë xhiro “me kapacitet të plotë”.
- Rritje e numrit të garave me kufij alternativë energjie nga 8 në 12 gara.
Gara
- Kufizim i “boost” në +150kW për të shmangur diferencat e mëdha të shpejtësisë.
- Fuqia MGU-K mbahet 350kW në zonat e përshpejtimit, por kufizohet në 250kW në pjesë të tjera.
- Qëllimi: më shumë siguri pa humbur mundësitë për parakalime.
Startet
- Sistem i ri për të zbuluar nisjet me fuqi të ulët.
- Aktivizim automatik i MGU-K për të shmangur rrezikun në start.
- Sinjale vizuale (drita pulsuese) për paralajmërimin e pilotëve të tjerë.
- Rregullim i sistemit të energjisë në xhiron formuese.
Kushtet me shi
- Rritje e temperaturës së gomave “intermediate” për më shumë traksion.
- Ulje e përdorimit të ERS për kontroll më të mirë.
- Thjeshtim i dritave të pasme për dukshmëri më të mirë.

