Dy vite pas Mavic Air, Dji publikon Mavic Air 2 dhe na lejo të të themi që është një frut dashurie midis teknologjisë dhe artit.
Kamera më e mirë, bateri më e mirë, dhe aftësi më të mira regjistrimi video dhe çmimi nuk ndryshon nga lançimi i paraardhësit të tij $799.
Mavic Air 2 ka një kamera 48MP, lente 1/2-inch e aftë për të filmuar video 4K në 60fps në 160mbps dhe timelapse 8K. Lentja ka pixel bining për foto 12MP me rezolucion të lartë ose mund ti përdorësh të gjitha pixelët kur të duhen. Gjithashtu mund të filmojë video HDR deri në 4K 30fps dhe slow-motio deri në 240fps në 1080p.
A.I tashmë mbërrin edhe këtu për të kuptuar mjedisin dhe të zgjedhë automatikisht modalitetin, HDR për ditën apo Hyperlight për natën ( night-mode).
Bateria më e madhe i shton 140gr më shumë se gjenerata ndaj edhe koha e fluturimit është më e gjatë deri në 34min.
Falë kësaj baterie mund të fluturojë edhe më larg deri në 10km, ndihmuar nga aerodinamika e përmirësuar dhe konsumi më efektiv.
Mavic Air 2 prezanton gjithashtu versionin 3.0 të Advanced Pilot Assistance System të DJI, i cili mund të detektojë objektet dhe automatikisht ndërron drejtimin e dronit për të shmangur përplasjet.
3D mapping është shtuar për kalime më të buta dhe fluiditet më të mirë edhe në kushte të vështira.
Air 2 është edhe i pari dron për konsumatorin i DJI me teknologjinë AirSense e cila merr sinjale nga helikopterët apo avionët në afërsi dhe lajmërojnë pilotin për distancën.
Droni do të dalë në shitje në Kinë ditën e sotme, ndërsa pjesa tjetër e botës mund të fillojë të bëjë porositë.
Çmimet fillojnë nga $799 për pakon bazë ose $988 për një çantë shpine ekstra, filtra ND, panel karikimi dhe 3 bateri shtesë.