Mesazhi i përjavshëm me 7 lloje teorish konspirative, 3 kura efektive për Covid-19 dhe dy raste rrëmbimi alienësh këto kohë sikur nuk ka mbërritur në grup, dhë nëse po e pyet veten përse, WhatsApp ka gisht në këtë.
Po flasim sigurisht për limitimin e ridërgimit të një mesazhi nga një bisedë tek një tjetër.
Mënyra e WhatsApp për të ndaluar keq informimin në kohë të tilla kaq delikate.
Një mesazh nuk mund të dërgohet në më shumë se 5 persona, duke kufizuar shpërndarjen dhe duke na kursyer idiotsira të gjithëve.
Kompania ka kontribuar kështu duke drejtuar vëmendjen drejt WHO apo enteve lokale të shëndetësisë si burimet e vetme të sigurta për informacion në lidhje me pandeminë.
Një lëvizje e cila mesa duket paska pasur rezultat pasi WhatsApp deklaron se ka rënë në 70% forward-imi i mesazheve shabllon.
Bisedat jane të mbyllura end-to-end ndaj askush nuk mund ta masë realisht efektivitetin, por statistikat e përgjithshme po mund të llogariten.
Bravo WhatsApp, sikur vetëm të gjenim një mënyrë që të ndalonim keq informimin nga presidenti juaj, i cili sugjeron çudira si injektimi i dizinfektantit apo rrezet ultraviolet për të vrarë virusin.