Lajme të trishta nga industria e gaming. Për nga rëndësia nuk ka marrë kurrë peshën që FIFA apo NBK kanë pasur historikisht ama disa raunde WWE gjithmonë i bënim me qejf.
Që nga viti 2000 kur edhe shkëlqimi i vetë sportit pati pikun më të lartë çdo vit jemi shpërblyer me një version të ri të lojës, me updatet, dinamikën dhe emrat e rinj.
2020 do të jetë viti i parë pa një lojë WWE. Dhe do të ishte e lehtë tia linim fajin pandemisë, pasi kompani dhe emra edhe më të fuqishëm nuk janë kursyer, por arsyeja e pamohueshme është performanca e dobët e lojës më të fundit WWE 2K20.
Një katastrofë bug-esh dhe dobësi në përshtatje me kërkesat e kohës ku prodhimi i një loje bëhet sa vjen e më i komplikuar e i shtrenjtë.
Vendimi i kompanisë Visual Concepts për ta zhvilluar lojën totalisht vetë rezultoi një katastrofë.
E mesa duket tashmë e kanë kuptuar që një prodhim i të tilla përmasave kërkon më shumë se sa një vit kohë.
WWE 2K21 nuk do të vijë, presim gjeneratën tjetër.