2 miliard njerëz të loguar çdo muaj dhe ndoshta shumë më shumë të tjerë si vizitorë.
1 miliard orë shikime çdo ditë, kontent origjinal dhe shërbime të integruara, njerëz që jo vetëm kanë bërë karrierë por burimin e vetëm të të ardhurave kanë këtë.
Vështirë ta imagjinosh jetën e sotme pa YouTube.
Pa tutorialet, pa videklipet, pa kontentin e krijuesve, pa dokumentaret, pa streaming dhe gjithçka tjetër.
Një emër i cili kushton të paktën 40 miliard dollarë sot bën 15 vjet dhe nëse ke qënë ndonjëherë kurioz se cila ka qënë video e parë fare Geek Room të vjen në ndihmë:
Kjo është video e parë e ngarkuar në YouTube në 23 Prill 2005 ekzaktësisht 15 vjet.
Bashkë themeluesi i platformës Jawed Karim postoi këtë video prej 18 skeondash me titull “Unë në kopësht zoologjik”.
Në asnjë moment të videos nuk dëgjohet të thotë fjalët himn tashmë “like, subscribe, comment” e megjithatë video ka arritur 90 milion shikime.
Vetëm një vit më vonë Jawed nga “Me at the zoo” së bashku me bashkë themeluesit e tjerë do tia shisnin platformën Google-it për 1.65 miliard dollarë.