“S’ke për të nxjerrë gjë në dritë me ato!” Na kanë thënë shpesh për video-games dhe sidomos me lojrat e theshta të smartphonëve të cilat prej kohësh kanë marrë dimensione përtej parashikimeve.
Call of Duty: Mobile, një prej lojrave më të mëdha online sapo deklaroi një kampionat masiv.
Activision shfaqi përpara botës Call of Duty: Mobile World Championship 2020 Tournament me një total çmimesh prej 1 milion dollarësh në para dhe materiale brenda lojës.
Kualifikimet për kampionatin fillojnë në 30 Prill dhe do të zgjasin deri në 24 Maj kur edhe vetë kompeticioni do të fillojë.
Detajet se si do të jetë struktura, çmimet, dhe ku mund të shohin fansat i gjeni këtu.
Loja mobile falas Call of Duty ishte një sukses i padiskutueshëm vitin që shkoi me 100 milion shkarkime që në javën e parë të disponimit.Ka nga ata që pandemia u ka bllokuar gjithçka, ka nga ata që prej pandemisë po përfitojnë në mënyra që as i kishin ëndërruar.