Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Njihu me Samsung Kids, aplikacionin e duhur për fëmijët tuaj
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Njihu me Samsung Kids, aplikacionin e duhur për fëmijët tuaj
Tech

Njihu me Samsung Kids, aplikacionin e duhur për fëmijët tuaj

Last updated: 22 Prill, 2020 1:09 pm
Ndaj
5 Min lexim

Ne të gjithë e dimë se të vegjlit tanë janë studiues të shkëlqyer, dhe shpesh ata mësohen me teknologjitë e reja dixhitale, që ndryshojnë çdo ditë, më mirë se ne. Kjo nganjëherë mund të jetë një sfidë e vërtetë për prindërit, pasi ne kemi nevojë t’i mbrojmë vogëlushët tanë nga shumë rreziqe që gjenden në botën virtuale. Shqetësimet prindërore do të zhduken me Samsung Kids – një aplikacion i veçantë në smartphone dhe tablet që ofron një mënyrë pune të personalizuar që zgjon imagjinatën dhe kuriozitetin e fëmijëve. Me vetëm një prekje në shiritin Quick Features në tabletat dhe telefonat inteligjentë Samsung, udhëtoni me të vegjlit tuaj në botën magjike të krijimtarisë!

 

1.  Kalo kohë me Croocroo dhe miqtë e tij dhe ndihmo në dizenjimin e shtëpisë së tyre

Kur të lançohet aplikacioni Samsung Kids, do të përshëndeteni nga drejtuesi i ekipit dhe aventurieri i shkëlqyeshëm Crocroo, i cili do t’ju udhëzojë në të gjithë ndërfaqen dhe do t’ju shpjegojë se çfarë dhe ku të prekni në ekran. Crocroo do t’ju prezantojë me anëtarët e tjerë të komunitetit të tij virtual, dhe këta janë piktori Bobby, muzikantja Lisa, dhe slothi bukurosh Cookie që pëlqen të gatuajë. Së bashku, ndihmoni Crocroo të dizenjojë një shtëpi për të dhe miqtë e tij dhe t’i ndihmojë ata me detyrat e tyre të përditshme në aplikacionin Crocroo’s Village of Friends.

2.  Mëso si të mendosh dhe të programosh në mënyrë kritike

Crocroo nuk është vetëm një lider – ai është gjithashtu një aventurier fantastik! Në aplikacionin e aventurës Crocroo mund të ndiqni realizimin e detyrave dhe zgjidhjen e problemeve teksa aftësitë e të menduarit kritik të fëmijës tuaj zhvillohen. Për herë të parë në aplikacion, fëmija do të prezantohet me programimin, ku me ndihmën block coding, fëmijët (por edhe prindërit!) mund të mësojnë për konceptet themelore të informatikës. Gjithashtu, ka lojëra dhe sfida shtesë që fëmijët tuaj mund t’i shkarkojnë vetë falë ndërfaqes së personalizuar të Galaxy Store.

Kids_vizual_4.PNG

3. Provo instrumente të ndryshme

Ju dhe fëmija juaj doni të këndoni dhe kërceni? Mos u shqetësoni, artistja Lisa është këtu për ju. Me ndihmën e aplikacionit Magic Voice, ju mund të regjistroni zërat tuaj së bashku dhe t’i konvertoni në zërat e miqve virtualë të Samsung Kids. Për më tepër, është edhe grupi magjik i Lisës që ju lejon të regjistroni dhe këndoni këngë, si dhe të provoni instrumente të ndryshme. Sigurisht – mos harroni të bëni një fotografi të grupit tuaj me efekte vizuale speciale me një kamerë të personalizuar.

4. Bëhu një artist dixhital

Përveç mësimit dhe muzikës, shpirti artistik i grupit, Bobby, u sigurua të ndante pasionin e tij në krijimin e veprave artistike në telajo të ndryshme. Në aplikacionin My Art Studio, është e mundur të vizatoni dhe krijoni afishe me Bobby-n, dhe për artistë të vërtetë ka edhe vizatime në rërë dhe hapësirë, si dhe libra të shumtë për t’u ngjyrosur në lojën Bobby’s canvas.

5. Zhvillo zakone të shëndetshme dixhitale

Duke përdorur cilësimet e përparuara të prindërve, është e mundur të kufizoni kohën e kaluar në telefonat inteligjentë dhe tabletët me qëllim që të zhvilloni zakone të shëndetshme dixhitale. Prindër, mos u shqetësoni – edhe fëmijët më të interesuar do të ndalen në përpjekjen për të ndryshuar cilësimet me një fjalëkalim special PIN. Për më tepër, prindërit gjithashtu mund të përcaktojë se në cilat kontakte telefonike mund të kenë akses fëmijët.

Në fund të lojës, prindërit kanë akses në raporte të detajuara që japin informacion për kohën e përdorimit, aplikacionet më të përdorura, kontaktet e shpeshta telefonike dhe madje edhe punën krijuese të fëmijës gjatë lojës dhe krijimtarisë.

Pra, së bashku me fëmijët tuaj, futuni në një botë dixhitale aventureske, plot njohuri të reja, të cilat janë të sigurta për të vegjlit tuaj! Instalimi në smartphone dhe tableta Samsung është shumë i lehtë, dhe me ndihmën e një ndërfaqeje ndërvepruese dhe kufizimeve prindërore, fëmija juaj mund të përdorë me siguri pajisjen, edhe nëse ju, si prindër, nuk jeni në gjendje të bashkoheni me argëtimin virtual për të gjithë familjen.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Travis Scott debuton me Astronomical me një super tour në Fortnite
Tjetra Peaky Blinders për PS4, Xbox One, PC dhe Nintendo Switch mbërrin këtë verë

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Monedhat Virtuale po lulëzojnë xhepat e qytetarëve

6 Qershor, 2022
Tech

LinkedIn ofron shërbime të reja të inteligjencës artificiale të fuqizuara nga OpenAI

5 Tetor, 2023
Tech

Apple mund të prezantojë një Vision Pro të ri me procesor M5 dhe Apple Intelligence në vitin 2025

28 Shtator, 2024
Tech

Studiuesit kanë arritur të shkëpusin hidrogjenin direkt nga uji i detit pa patur nevojë për filtrim

4 Shkurt, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?