Ditën e djeshme Apple prezantoi më në fund iPhone SE 2020, një iPhone i përballueshëm nga të gjithë ata që nuk duan të shpenzojnë shumë për një smartphone normal me specifika bazë dhe bateri të re.
Tradita vazhdon edhe tek ky smartphone sa i përket ngjyrave ku mes 3 versioneve të ngjyrave PRODUCT (Red) është gjithashtu prezent.
Për ata që nuk e dinë ky version kushton më shumë se të tjerët për vetë nismën që bart.
Apple së bashku me kompani të tjera si Nike dhe Starbucks janë bërë prej vitesh pjesë e një nisme që mbledh fonde për luftën kundër HIV/AIDS dhe një pjesë e fitimeve nga produktet Red shkon për këtë fond.
Kësaj radhe Apple deklaron se fondet e PRODUCT (Red) do të shkojnë për luftën kundër Covid-19. Shitjet e produkteve, gadgets dhe aksesorë të kësaj linje do të kontribuojnë të gjitha për krizën globale.
Apple ka qënë aktive përveç produkteve edhe me fonde në shumë nisma që në fillim të pandemisë, që nga prodhimi i maskave, xhamave mbrojtës, fondet për spitalet etj, dhe së fundmi edhe bashkëpunimi me Google për të krijuar një applikacion Contact Tracing.
Në 2018 Apple deklaroi se brenda vitit kish arritur të mblidhte deri në 200 milion dollarë prej fondit PRODUCT (Red).
Ngelet e paqartë se sa është përqindja e dhuruar nga këto produkte por duke marrë parasysh shifrën e mësipërme janë goxha sidoqoftë.
Faleminderit Apple.