Para pak kohësh një leak gëzoi gishtat e secilit iPhone përdorues pasi bëhej fjalë për opsionin e shpërndarjes së personalizuar.
Shkurt “context share” ofron lehtësi, një post apo një material të caktuar, sapo të shtypësh butonin share do të dilte lista jo vetëm e aplikacioneve ku mund të shkarkohej por edhe emri i personave më të frekuentuar.
Memet, lajmet apo kujtimet do të shpërndaheshin më lehtë dhe më intuitivisht. Një opsion prej vitesh prezen tashmë në Android.
Por lajme të këqija vijnë nga Whatsapp pasi ky shërbim nuk do të jetë më i mundshëm dhe madje është hequr edhe nga versioni beta.
Whatsapp së fundmi ka ndëmarrë mjaft kufizime për shpërndarjen, kryesisht si formë kundërpërgjigje ndaj keq-informimit për Covid-19. Por kjo lëvizje nuk ka të bëjë me këtë. Tërheqja ka ndodhur pasi akoma nuk është arritur një version stabël. Kjo do të thotë do të duhet të presim edhe ndonjë sistem tjetër operativ derisa të vijë ky opsion në iOS.
Nga ana tjetër më mirë të marrin kohën që duhet dhe të vijnë me një produkt të sakte dhe vërtetë ndihmës sesa përkundrazi të na nxihet jeta nga crash-i në crash.
—
Geek Room ju sugjeron të shihni: