Sony ofron 2 lojra falas për këdo që ka një PS4 për një kohë të limituar si pjesë e një nisme për të inkujaruar njerzit të rrinë në shtëpi.
Si pjesë e nismës “Play at Home” (luaj në shtëpi), kush ka një PS4 do të mund të shkarkojë një kopje digjitale të Journey dhe Uncharted: The Nathan Drake Collection falas duke filluar nga nesër 16 Prill 02:00 deri në 6 Maj 02:00.
Çdo muaj Sony ofron lojra falas për ata që janë të abonuar në PlayStation Plus, por ky promocion është për të gjithë, pavarsisht nëse kanë abonim apo jo.
Nga ana tjetër kompania rikujton të gjithë se shkarkimi do të marrë më shumë kohë se zakonisht. Muajin e shkuar Sony deklaroi se po punonte me operatorët e internetit për të ngadalësuar shkarkimet e lojrave për të lejuar shërbimin të përballojë kërkesën e madhe të momentit.
Nisma e re gjithashtu përfshin një fond kreativ prej 10 milion dollarësh në ndihmë të zhvilluesve të pavarur të lojrave, të cilët po kalojnë kohë të vështira për shkak të pandemisë, deklaron Jim Ryan, president dhe CEO i Sony Intersctive Entertainment.