Evi kishte provuar gjithçka. Aplikacione fitnesi, abonime në palestër që nuk i përdorte kurrë, dhe dieta që fillonin të hënën dhe mbaronin të mërkurën. Problemi i saj nuk ishte mungesa e dëshirës, por mungesa e kuptimit. Ajo kishte shumë të dhëna si hapa, kalori, orë gjumi, por nuk dinte çfarë të bënte me to. Ndihej e humbur në një det numrash.
Këtë vit, Evi vendosi të provonte një qasje ndryshe. Ajo nuk punësoi një trajner të shtrenjtë, por integtoi veten në ekosistemin e ri të Samsung. Me Galaxy Watch8 në dorë dhe Galaxy Z Fold7 në çantë, ajo zbuloi se sekreti i shëndetit nuk është thjesht të lëvizësh, por të kuptosh trupin tënd përmes inteligjencës.
Mëngjesi fillon me “pse”, jo vetëm me “kur”

Zgjimi i Evit është ndryshe tani. Para se të ngrihet nga shtrati, ajo shikon Galaxy Watch8. Ora nuk i tregon thjesht sa orë ka fjetur. Falë sensorëve të avancuar BioActive, ajo ka mbledhur të dhëna gjatë gjithë natës: rrahjet e zemrës, temperaturën e lëkurës dhe ciklet e gjumit.
Këto të dhëna përpunohen direkt në Samsung Health në Galaxy Z Fold7, ku ajo mund të shohë Energy Score dhe analizën e detajuar të gjumit dhe gjendjes fizike. Sot, rezultati i Evit është 65/100, dhe Samsung Health nuk i jep vetëm një numër, por edhe këshilla të qarta: “Ke fjetur mjaftueshëm, por ndryshueshmëria e rrahjeve të zemrës është e ulët. Trupi yt është ende duke u rikuperuar nga stresi. Sot sugjerohet aktivitet i lehtë, jo kardio intensive.”
Për herë të parë, Evi nuk ndihet fajtore që nuk doli për vrap. Ajo e di se po dëgjon trupin e saj, duke u mbështetur tek Samsung Health, e cila e ndihmon të kuptojë të dhënat reale të trupit dhe të marrë vendime më të zgjuara gjatë ditës.
Kuzhinieri inteligjent në ekranin e madh
Dreka sjell dilemën tjetër: Çfarë të haj? Evi hap ekranin masiv 7.6 inç të Galaxy Z Fold7 dhe shkon në kuzhinë. Ajo nuk ka ide.
Këtu hyn në lojë fuqia e Google AI Pro. Evi bën një foto të përbërësve që ka në frigorifer (disa perime, vezë dhe djathë). Më pas, ajo i shkruan AI-t: “Më sugjero një recetë të shëndetshme me këta përbërës, që të jetë e lehtë për t’u tretur meqë Energy Score im është mesatar sot.”
Inteligjenca artificiale nuk i jep thjesht një listë, por arsyeton. Ajo i krijon një recetë për një omëletë me perime në avull, duke shmangur ushqimet e rënda që do ta lodhnin më shumë. Në ekranin e madh të Fold7, Evi ndjek hapat e gatimit në njërën anë të ekranit, ndërsa në tjetrën shikon një video lajmesh.

Sinergjia në lëvizje: Ora dhe telefoni bëhen një
Pasdite, Evi vendos të bëjë pak joga, siç i sugjeroi AI. Ajo e vendos Z Fold7 në dysheme në Flex Mode, duke e kthyer atë në një instruktor personal.
Ndërsa ndjek videon në ekranin e telefonit, ajo nuk ka nevojë të shikojë orën për të parë rrahjet e zemrës. Falë ekosistemit të lidhur, statistikat e Galaxy Watch8 shfaqen direkt në ekranin e telefonit, mbi videon e jogës. Ajo e sheh në kohë reale se si trupi i saj po reagon, duke ruajtur ritmin e duhur pa e shkëputur vëmendjen.
Jeni kuriozë? Provoni eksperiencën Galaxy tani
Nuk keni pse të mjaftoheni vetëm me fjalët e Evit apo të imagjinoni se si mund të funksionojë një ekosistem i tillë për ju. Samsung ju bën një ftesë të hapur: provoni fuqinë e Galaxy AI direkt në telefonin tuaj aktual, pa qenë nevoja të blini asgjë paraprakisht. Përmes Try Galaxy, mund të simuloni ndërfaqen inteligjente, të eksploroni veçoritë e shëndetit dhe të shihni se si Inteligjenca Artificiale mund të thjeshtojë rutinën tuaj. Mjafton të skanoni kodin QR ose të vizitoni faqen përkatëse dhe të hidhni hapin e parë brenda eksperiencës që po ndryshon rregullat e lojës.

