Teksa rrimë brenda dhe përmirësojmë aftësitë strategjike, Call of Duty vazhdon të përditësohet e të sjellë risi.
Modalitete dhe sende të reja pritet të vijnë këtë javë në Modern Warfare por edhe në Warzone.
Pakoja The Twin Dragons është e disponueshme për 1300CP, përfshi dy armë Legendary të arta; Kingly Splendor dhe The Alchemist’s Dream.
Ndërkohë për 2000CP mund të marrësh pakon Cleanup Crew. Një skin Irradiated për Otter, 2 Epic blueprints dhe shumë të mira të tjera ekstra.
Drop Zone do të jetë një modalitet i ri për Modern Warfare ku lojtarët fitojnë pikë duke qëndruar brenda një zone zbritje të caktuar.
Ndërsa Warzone do të shtojë Scopes and Scatter Guns Trios, një mode me skuadra me nga 3 persona ku lejohen vetëm snipers dhe shotguns.
Do të krijohet edhe mundësia e fitimit të dopio XP duke filluar nga 17 Prilli.
Më shumë lajme në vazhdim.