Me shumë mundësi nuk e dije por Facebook ka një skuadër të quajtur New Project Experimentation. Detyra e tyre është të sjellin ide të reja, si aplikacioni për meme Whale dhe një tjetër i ngjashëm me Pinterest, Hobbi.
NPE ka sjellë një aplikacion tjetër, i përshtatshëm vetëm për çiftet. Më shumë se sa thjesht mesazhe, Tuned të lejon të krijosh një si ditar digjital ku mund të ruhet gjithçka.
Përveç dërgimit të fotove, mund të dërgosh edhe mesazhe zanore, kartolina, shënime dhe stickers. Mund të përfshini edhe profilet e Spotify për të shpërndarë lista këngësh.
Ja si e përshkruan Facebook:
Një hapësirë private ku ti dhe gjysma jote tjetër mund të jeni plotësisht vetvetja.
Me Tuned, mund të jeni po aq lozonjarë e torrollakë sa jeni me njëri tjetrin tashmë edhe kur të jeni larg.
Shpreh kreativisht dashurinë, shpreh gjëndjen, ndaj muzikën dhe ndërto një bllok digjital shënimesh me kujtime tuaja më të veçanta.
Ndërsa aplikacioni nuk u hyn shumë në punë të karantinuarëve bashkë, ata që janë larg njëri tjetrit mund ta provojnë njëherë.
Tuned duket si një aplikacion mesazhimi më dinamik, por a na duhet një tjetër i tillë sot kur kemi pafund alternativa?
Ah edhe së fundmi, për momentin është i disponueshëm vetëm për iOS, sepse sigurisht vetëm përdoruesit e iPhone dashurojnë…