Parashikohet një vit i vështirë për të gjithë, sidomos kompanitë e smartphonëve të cilat vetëm brenda Shkurtit patën rënien më të madhe në shitje prej vitesh, deri në 38%.
Aq sa për vetë Apple u tha që do ta ketë të vështirë të nxjerrë këtë vit një iPhone tjetër, nisur edhe nga vonesa e iPhone SE.
Apple jo vetëm SE por mesa duket edhe 12 nuk është shumë larg horizontit pasi leaks e rinj flasin pikërisht për këtë.
Analisti i teknologjisë Jon Prosser ka deklaruar në një postim në Twitter se prototipet e para për iPhone 12 janë finalizuar.
Dhe jo 2 as 3 por plot 4 versione priten që të dalin brenda 2020.
Prototyping for iPhone 12 devices is just about finalized!
Final details line up pretty well with what Kuo said last year! ?
Expect to see CAD renders of the devices within the next month or two from your favorite leakers! ?
Now let’s see if Apple can get them out by EOY! pic.twitter.com/nAfA7JHMx2
— Jon Prosser (@jon_prosser) April 6, 2020
Sipas Prosser priten një version 5.4-inch dhe një tjetër 6.1-inch standart, sëbashku me një 6.1-inch iPhone Pro dhe një tjetër 6.7-inch Max.
Të gjitha modelet do të kenë proçesorin A14 dhe 5G.
Dy versionet standarte do të kenë kamera dual dhe dy më të kushtueshmit do të kenë 3 lente me një kamera LIDAR për AR më të mirë, si ai që pamë tek iPad Pro.
Sa i përket design-it 2 të parët do të kenë një kornizë alumini ndërsa 2 të tjerët çelik i përforcuar.
Dhe së fundmi mendohet se kjo gjeneratë do të ketë “notch” më të vogël në ekran, specifikë e vonuar për 2020.
Sigurisht asgjë nuk është e sigurt kur vjen fjala për leaks, por ku ka zë nuk është pa gjë.