Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
    4 Qershor, 2026
    Parlamenti Evropian nuk do të përdorë më Google si motorin e parazgjedhur të kërkimit
    3 Qershor, 2026
    Inxhinieri ndërton një sistem AI për eleminimin e mushkonjave me lazer
    3 Qershor, 2026
    Dell prezanton laptopin e ri XPS 13 si rivalin kryesor të MacBook Neo
    2 Qershor, 2026
    Industria e personalizimit të reklamave po ekspozon ushtarët në fushën e betejës
    2 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Xiaomi prezanton serinë 17T me bateri më të mëdha dhe kamera Leica
    30 Maj, 2026
    Këto janë modelet e iPhone që nuk do të përditësohen në iOS 27
    24 Maj, 2026
    Samsung po përgatitet të shtojë një model “Pro” në serinë e ardhshme Galaxy S
    24 Maj, 2026
    Apple do të përdorë iPhone për të transmetuar drejtpërdrejtë ndeshjet e MLS
    24 Maj, 2026
    Apple do të prezantojë një iPhone me 4 anët e ekranit të harkuara në 2027
    24 Maj, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
    4 Qershor, 2026
    Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
    3 Qershor, 2026
    Meta prezanton planet e abonimit në Instagram, Facebook dhe WhatsApp
    29 Maj, 2026
    Luajtja në sfond e YouTube ofrohet tashmë falas për përdoruesit
    12 Maj, 2026
    Startup-i Synaps i krijuar nga 3 shqiptarë sapo siguroi $3.6 milionë investim duke u kthyer në një kërcënim për AutoCAD
    2 Maj, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
    Shkencëtarët tregojnë se “gjumi perfekt” duhet të zgjasë më pak se 8 orë
    17 Maj, 2026
    Komisioni Evropian aprovon injektimin e ilaçit të ri që shkurton kohën e trajtimit të kancerit nga 2 orë në 60 sekonda
    5 Maj, 2026
    Lifestyle Conference 2026 në Tiranë, fokus te parandalimi dhe reduktimi i risqeve
    3 Maj, 2026
    NASA planifikon të ndezë një zjarr për herë të parë në Hënë
    18 Prill, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Loja klasike e Windows, 3D Space Cadet, do të vijë në një version fizik
    27 Maj, 2026
    PS5 do t’ju tregojë se sa njerëz po luajnë një lojë të caktuar përmes përditësimit të ri
    16 Maj, 2026
    “Piratët” po luajnë Forza Horizon 6 para prezantimit zyrtar lojës
    12 Maj, 2026
    PlayStation e konsideron AI një mjet të fuqishëm që do t’i ndihmojë në krijimin e lojërave
    9 Maj, 2026
    Studiuesit zbulojnë rastësisht se babai i personit që inspiroi “Super Mario” quhej Luigi
    23 Prill, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Charles Leclerc do të vazhdojë aventurën me Ferrari deri në 2028
    3 Qershor, 2026
    BMW pranon se robotët humanoidë janë e ardhmja në prodhimin e makinave
    2 Qershor, 2026
    Gucci do të jetë partneri i ri i Alpine në F1 duke nisur nga 2027
    28 Maj, 2026
    Ferrari prezanton makinën e parë tërësisht elektrike, Ferrari Luce
    26 Maj, 2026
    Christian Horner do të ndihmojë BYD të jetë pjesë e F1
    20 Maj, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
    3 Qershor, 2026
    Manpower, lideri global i punësimit, nis aktivitetin në Shqipëri – një sinjal i fortë besimi në potencialin e tregut të punës
    2 Qershor, 2026
    CEO i Nvidia tregon se “prindërit nuk duhet të shqetësohen për degën e studimit të fëmijëve të tyre në epokën e AI”
    29 Maj, 2026
    Shkencëtarët parashikojnë një rënie të frikshme të numrit të popullsisë në botë deri në vitin 2064
    29 Maj, 2026
    Papa bën thirrje që AI t’i shërbejë komunitetit dhe të mos përdoret për të përqendruar fuqinë
    27 Maj, 2026
Search
Duke lexuar: Albania Future Now: ekosistemi i inovacionit shqiptar, prezantohet në një tjetër arenë ndërkombëtare.
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Albania Future Now: ekosistemi i inovacionit shqiptar, prezantohet në një tjetër arenë ndërkombëtare.
Tech

Albania Future Now: ekosistemi i inovacionit shqiptar, prezantohet në një tjetër arenë ndërkombëtare.

Last updated: 20 Nëntor, 2025 6:34 pm
Ndaj
4 Min lexim

Pas prezantimit dinjitoz në konferenca globale si ITB Berlinit, Gitex, Viva Tech në Paris, Shqipëria po ngjitet në një tjetër arenë të madhe ndërkombëtare: në Slush, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në botë për startup-e, investitorë dhe profesionistë të teknologjisë, që po zhvillohet në Helsink, në datat 19-20 nëntor.

Nën sloganin “Albania Future Now”, Shqipëria po prezantohet me disa nga talentet, startup-et dhe mbështetësit e ekosistemit të saj, të inovacionit, që do të përfitojnë nga mundësitë e mëdha që Slush ofron për prezantime përpara investitorëve ndërkombëtarë dhe fondeve, që mund të nxisin e mbështesin zhvillimin e mëtejshëm të tyre; për lidhje me mentorë, partnerë teknologjikë dhe kompani të mëdha; për fitim përvojash nga historitë e suksesit të themeluesve, që kanë ndërtuar kompani të mëdha, nisur nga ide, në dukje të të vogla.

Një nga shtyllat më të forta të progresit të inovacionit në Shqipëri është kapitali njerëzor, njerëzit me ide të guximshme, vizion dhe pasion për të krijuar ndryshim. Shqipëria po dëshmon se ka një bazë të gjerë talentesh, profesionistësh dhe sipërmarrësish, që mendojnë ndryshe, që nuk kanë frikë të eksperimentojnë e të ndërmarrin nisma të reja. Të mirë arsimuar, të lidhur me botën përmes dijes, teknologjisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ata po e kthejnë kreativitetin e tyre në motor zhvillimi për Shqipërinë. Është pikërisht ky potencial njerëzor, që po tërheq vëmendjen e investitorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe po e bën Shqipërinë një vend gjithnjë e më interesant në hartën rajonale të inovacionit.

Rrugëtimi i këtyre startup-eve, është dëshmi e qartë e progresit, jo vetëm individual të tyre, por dhe i të gjithë ekosistemit në Shqipëri. Ajo çka filloi më pak se një dekadë më parë, me përpjekje sporadike të disa individëve dhe donatorëve, sot në Shqipëri, ka marrë formën e një ekosistemi të mirëfilltë, ku startup-et me ide të guximshme në mendje, gjejnë mbështetje në programe të ndryshme akselerimi, ku marrin mentorimin e duhur për t’u zgjeruar nga një fazë zhvillimi të startup-eve të tyre në tjetrin (programet e akselerimit tashmë organizohen nga aktorë lokalë, të cilët për shkak të vëmendjes ndërkombëtare, që tashmë Shqipëria e ka marrë, bashkëpunojnë me emra të mëdhenj, ndërkombëtarë: Growpreneur me Deep Ecosystem; Piramida/ Innovation Hub me Plug and Play).

Produktet, shërbimet, kompanitë e tyre, marrin pjesë aktivisht në evente të ndryshme, “pitching“ për t’u prezantuar tek investitorë të ndryshëm. I tillë ka qenë rasti me Tirana Slush’d, modeli finlandez, që erdhi në Tiranë, për të dytin vit rradhazi, ku fituesi i këtij edicioni, përftoi një investim deri në 300,000 euro, mundësuar nga investitori Fil Rouge Capital, një nga fondet më të njohura të kapitalit në rajon.

Në këtë edicion të Slush, ku të pranishëm janë 200 folës dhe vendimmarrës, 1700 partnerë dhe ndërtues të ekosistemit, 3500 investitorë dhe 6000 startup-e, Shqipëria merr pjesë me 8 startup-e, të mbështetur nga EU4Innovation: DollAPP, Katalogim, LekoTech, PayStorm AI, Great Shift si edhe TeutAI, MedApp dhe Avenirs. Ata po përfaqësojnë në Slush Helsinki, jo vetëm kompanitë e tyre, por denjësisht edhe ekosistemin shqiptar, duke treguar qartë se Shqipëria ka talente, ide dhe energji për të qenë pjesë e hartës globale të inovacionit, se ekosistemi shqiptar i startup-eve po rritet e konsolidohet me hapa të sigurt, drejt një të ardhmeje më inovative dhe të lidhur me tregjet globale.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme YouTube po teston rikthimin e DM në platformë
Tjetra Si ta përmirësoni pastrimin dhe efikasitetin energjetik të pianurës

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
Apps
4 Qershor, 2026
BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
Tech
4 Qershor, 2026
Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
Entertainment
3 Qershor, 2026
Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
Apps
3 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Samsung shpallet fitues në kategorinë e fshesave me korrent në Çmimet Euroconsumers 2025

1 Dhjetor, 2025
Tech

Gemini AI refuzon të luajë një ndeshje shahu kundër Atari pas humbjes së thellë të ChatGPT

16 Korrik, 2025
Tech

Shqipëria po përgatitet të pajisë qytetarët me letërnjoftime digjitale

5 Maj, 2024
Tech

Këto janë produktet që pritet të prezantohen gjatë Google I/O 2023

18 Mars, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?