Më pak se 3 muaj pasi ka dalë nga beta, dhe Microsoft Edge ia ka dalë të zërë vendin e dytë si browser më i përdorur. Pozicion i mbajtur nga Firefox më parë.
Në muajin që sapo lamë pas, 7.59% e tregut u zu nga Edge vite dritë larg Chrome e cila mban vendin e parë me 68.5%, sipas NetMarketShare.
5.6% vazhdojnë të përdorin Explorer 11 duke e pozicionuar në vend të katërt mbi Safari e cila mban vetëm 3.62%.
Ka disa arsye që kanë kontribuar në këtë rritje.
Së pari ka të bëjë fakti që kompania filloi të dëgjojë çfarë përdoruesit duan, të gjithë e përdornim për të shkarkuar Chrome, ndaj edhe Edge më në fund është Chromium-based. Duke e bërë më të thjeshtë edhe kalimin nga njëri tek tjetri.
Extensions tashmë janë të shumta, por ekziston edhe një premtim sipas të cilit së shpejti edhe extensions-at e ndërtuar për Chrome do të mund të instalohen lehtë edhe në Edge.
Është bërë shumë herë më i shpejtë, të dhënat tregojnë një rritje prej 13% në performancë.
Siguria është më e lartë, pasi përveç të tjerash Edge nuk do të lejojë të shkarkosh adware dhe cryptominers.
Dhe më në fund, mund të shmangësh Bing duke përcaktuar Google si search engine të paracaktuar.
Ndryshime të cilat mund të premtojnë të bëjnë Internet Explorer një meme e së shkuarës