Tërmet në Durrës, zjarr në Australi, Kobe Bryant, Pandemia Covid-19, Alketa Vejsiu nuk do prezantojë Eurovisionin??
A mos është ky fundi i botës? Mos duhet të ndërrojmë planet fare?
Ndërsa bota jonë përballet me një nga krizat më serioze të këtij fillim shekulli, i pa shqetësuar vozit sateliti Juno mbi atmosferën e Jupiterit, një planet 779 milion kilometra larg prej këtu. E ndërsa ajo distancë mjafton për të të mbajtur larg të gjitha ftesave për Ludo King, nuk është edhe aq e favorshme për të bërë më tepër disa foto, kësaj radhe vërtetë të detajuara.
Fotot e publikuara janë shkrepur në datë 17 Shkurt gjatë një rrotullimi afër planetit, ekzaktësisht 25’121 km afër. Po, edhe Juno e ka të qartë konceptin e “Social Distancing!“
Dhe nëse këto kohë kemi harruar ti shohim yjet, NASA sjell një album me foto mallëngjyese për madhështinë e natyrës dhe universit dhe na lejo të të themi që janë magjike:
Galerinë e gjen këtu dhe fotot e preferuara mundesh lirisht t’i kthesh edhe në sfond për smartphone tënd.