Facebook është i mirë për shumë gjëra, të të lidhë me shokët e vjetër, të të mbajë kujtimet gjallë, të të lejojë të chat-osh, të shpërndash lajme që kush e di sa të vërteta janë, etj.
Diçka për të cilën FB nuk është edhe aq i mirë është mbajtja private e informacioneve të tua personale. Në fakt prej tyre bën një shumë të konsiddrueshme parash, ndaj sa herë që log-ohesh në një aplikacion të caktuar me FB je duke bërë pikërisht këtë.
Çdo aplikacion që nuk e përdor duhet ta heqësh nga Facebook, në mënyrë që të ruash privatësinë por edhe për të liruar smartphone-in apo PC.
Ja si të heqësh aplikacionet e FB nga smartphone:
1. Hap Facebook nga Androidi apo iPhone. Kliko butonin menu, tre vijat lart djathtas.
2. Zgjidh “Settings” dhe pastaj “Apps and Websites.”
3. Kliko “Logged in with Facebook”
4. Zgjidh rrethin anash aplikacionit që do të fshish më pas kliko “Remove”.
5. Konfirmo duke shtypur “Remove”.
Si të heqësh aplikacionet e FB nga kompiuteri:
1. Futu në Facebook nga PC ose MAC jot.
2. Kliko trekëndëshin në lart djathtas.
3. Zgjidh “Settings”
4. Tek kollona e majtë zgjidh “Apps and Websites”
5. Kliko butonin anash aplikacionit që do të heqësh, kliko “Remove” në fillim dhe një herë tjetër për ta konfirmuar.