Në kohë të tilla kur OBSH fton të gjithë të rrinë brenda e të luajnë lojra, në Japoni ndodh krejt e kundërta pasi sipas një ligji të ri nuk lejohet të luash më shumë se 1 orë në ditë.
Më konkretisht bëhet fjalë për provincën Kagawa, prefektura e të cilës në 21 Mars ka miratuar një ligj, ku nëse je nën 18 vjeç nuk mund të luash më shumë se 60 minuta në ditë gjatë javës dhe jo më shumë se 90 minuta gjatë fundjavës. Kufizime parashikohen edhe për përdorimin e smartphonëve.
Për realitetin tonë mund të duket e çuditshme por në vende si Japonia koha që njerzit shpenzojnë virtualisht arrin nivele të frikshme shpesh abuzive.
Llogaritet që të paktën 18.3% e të rinjve nga 10 deri në 29 vjeç shpenzojnë nga 3 deri më shumë orë në videolojra në ditë. Ndërsa 3% nga 6 e më shumë orë në ditë.
Statistikat tregojnë se 1 në 7 të rinj Japonez është i varur nga interneti dhe studentët meshkuj janë më të predispozuar të luajnë lojra online për priudha kohore jo të shëndetshme.
Qëllimi i ligjit është limiti i ekspozimit ndaj lojrave digjitale, dhe stimulim për autokontroll ndaj një rinie e cila vazhdimisht shtyhet më shumë në drejtim të hapësirave online sesa atyre fizike.
E ndërsa zbatimi i kontrollit do ti lihet në dorë më shumë prindërve është akoma e pa qarte se si do të funksionojnë sanksionet ndaj tij.