Një smartphone i lirë 4.7-inch nga Apple, me emër akoma të pacaktuar, vazhdon të përflitet prej muajsh. Dhe ndërsa Covid-19 vazhdon të vërë në vështirësi realizimin e tij, imazhe të një kase mbrojtëse të re lajmërojnë se jo vetëm që është rrugës por ndoshta vjen më shpejt nga çe mendojmë.
Në Best Buy që tani kanë mbërritur kasa për një “iPhone të ri 4.7-inch 2020“. Kasat nga Urban Armor Gear vijnë me shënimin se nuk duhet të shiten përpara 5 Prillit.
I paqartë akoma nëse do të quhet iPhone 9 apo SE 2, ky smartphone pritet të jetë më i lirë se gjeneratat akoma në shitje të Apple. Mendohet të vijë me një design si ai i iPhone 8, me një buton në mes, por përbërësit e brendshëm do të jenë më të përditësuar si dhe proçesor do të ketë A13.
Mendohet që Apple do ta shpallë në 15 Prill dhe shitja fillon në 22 Prill dhe do të kushtojë rreth $399.