Analistët thonë se skenari më i keq për Apple gjatë pandemisë Covid-19 është që iPhone 12 të lançohet jo në vjeshtë vonë, por në 2021.
Kërkesat e pakta nga Kina mund të detyrojnë kompaninë të mos prodhojë fare aparate për këtë treg.
Me pak fjalë Apple do të shesë vetëm modele të vjetra në Kinë, dhe të shpresojë të bëjë disa shitje nga iPhone 9 i cili po vonohet, diku nga sezoni i verës.
Ky do të ishte më i keqi, ndërsa ajo çka kompania beson se është më realisti, është shtyrja e iPhone 12 deri nga fillimi i tetorit, se kërkesa e Amerikës dhe Europës do të vazhdojë të jetë e njejtë, dhe që ajo Kineze të rritet me kalimin e kohës. Kështu iPhone 9 do të mund të lançohet në qershor.
Ka pasur zëra dhe raportime të cilat kontradiktojnë njëra tjetrën, sa i përket shtyrjes së iPhone 12. Një raport flet për fillim të printimit të qarkut, një tjetër e mohon.
Një tjetër flet për vonesa, një tjetër flet për situatë stabël.
E sigurt ngelet që asnjë vendim definitiv nuk është marrë akoma. Prodhimi në masë nuk para fillon deri në verë kështuqe parashikimet flasin për Apple e cila po përpiqet ti mbajë gjërat stabël për momentin, përpara se të marrë një vendim bazuar në situstën e produksionit dhe kërkesën në treg.