Një leak i javës së shkuar na tregoi pothuajse të gjitha të dhënat kyç të OnePlus 8, ndërsa një tjetër informacion i fundit na jep më shumë detaje për kamerën dhe renderat e fundit na japin një ide se si do të duket, së bashku me ngjyrat zyrtare, ndaj laji duart, rehatohu dhe mahnitu.
OnePlus 8 Pro do të ketë 4 kamera në pjesën e pasme, me të njëtin sensor Sony IMX689 me hapje f/1.78, të përdorur tek OPPO Find X 2 Pro.
Bashkë me këtë sensor kryesor 48MP, do të jetë edhe një tjetër 48MP Sony IMX586 me ultra-wide-angle i cili arrin deri në 120° fushëpamje.
Lentja telephoto 8MP do të ofrojë 3X zoom optik dhe 30x zoom digjital. Dhe së fundmi një sensor 5MP “color filter”.
Nga ana e software, do të ketë përmirësime në modalitetin Night Portrait, “3-HDR” video dhe efekte kinematike.
#OnePlus8Pro to feature 48MP IMX689 as the Main Sensor (F/1.78), 48MP IMX586 Ultra-Wide (F/2.2) & 120° FOV. 8MP (F/2.44) Telephoto w/ 3X Optical & 30X Digital Zoom + 5MP Color Filter. New Night Portrait Mode, ‘3-HDR’ Video, Cinematic Effects & Better OIS! https://t.co/2EfheWwNr8 pic.twitter.com/kVfZcfk5BQ
— Ishan Agarwal (@ishanagarwal24) March 29, 2020
Renderat na japin idenë e parë për sharmin që ” Interstellar Glow” do të ketë. Për ata që nuk duan të bien shumë në sy, OnePlus 8 standart do të vijë në “Onyx Black” dhe “Glacial Green”
Ndërsa shumë zërs flisnin për një dalje në 15 Prill, OnePlus akoma nuk ka zyrtarizuar datë.
CEO Pete Lau ka deklaruar se smartphonët do të dalin së shpejti, pavarsisht pandemisë kompania do të ecë përpara.