Sikur të kishim nga një 100 leksh për të gjitha herët që mami na ka thënë “U çmende me ato lojrat, dil jashtë, bëj një aktivitet fizik” tani do ishim milionera të gjithë.
Sot është totalisht e kundërta, sugjerohet të rrish brenda dhe të luash sa më shumë lojra të jetë e mundur, dhe kjo jo vetëm nga mami por nga vetë OBSH, po Organizata Botërore e Shëndetësisë.
OBSH është bashkuar me kompanitë më të mëdha të prodhimit të video games në krijimin dhe promovimin e një fushate të re nën hashtag-un #PlayApartTogether.
Fushata ka si për qëllim të ftojë këdo që të mbyllet në shtëpi dhe të luajë loja sa më shumë, online mundësisht.
Epo, amen pra!
Përtej shakave, OBSH fton këdo që të praktikojë distancimin social duke qëndruar larg fizikisht, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ndërveprojmë me njëri-tjetrin në mënyra të tjera, sidomos dixhitale. Lojrat janë dhe mbeten një mënyrë shumë e shëndetshme për tu angazhuar, nëpërmjet zbavitjes, zgjidhjes së problemeve dhe kompeticionit.
Activision, Riot Games, Unity e plot gjigandë të tjerë nuk kanë ngurruar aspak, duke u bërë krah nismës.
Ironike kjo nismë nga ana e OBSH, pasi ajo bën pjesë tek organizatat që prej vitesh përpiqen të bëjnë të njohur “gaming disorder”. Në ditë normale organizata kërkon medoemos të njohë problemet mendore që lojrat sipas tyre sjellin, por studimet shkencore nuk kanë qënë kurrë mjaft. Pavarsisht se ka individë të cilët nga abuzimi kanë probleme të qarta, efektet pozitive të gaming nuk mungojnë.
Epo mam, ka thënë OBSH që Fortnite bën mirë për shëndetin kështuqë: #playyaparttogether