Një ndër sfidat e kësaj pandemie mbeten testet; sasia e kufizuar, koha e pritjes, distancat dhe radhët e gjata të cilat në vetvete janë të rrezikshme.
Zgjidhja vjen nga Abbott, një kompani prodhimi pajisjesh kujdesi mjeksor, e cila ka prodhuar më në fund një aparat testues për Covid-19 të aprovuar edhe nga FDA (Food and Drug Administration).
Abbott ID Now Covid-19 është praktikisht një laborator-në-kuti, i madh sa një aparat i vogël kuzhine, i cili mund të japë një rezultat pozitiv brenda 5 minutave dhe negativ në më pak se 15. Proces që do të shkurtojë pritjen, radhët dhe kufizimet.
ID Now do të përdorë metodën e testimit molekular, duke përdorur pështymën dhe mykun e pacientit aparati do të jetë në gjendje të identifikojë një pjesë të ADN të virusit. Me aprovimin edhe të FDA parashikohet prodhimi i 50,000 aparateve në ditë.
Alternativa po vijnë nga të gjitha cepat e botës, urojmë që kjo situatë të mbarojë sa më shpejt.