Infinity Ward po sjell goxha kontent të ri për Call of Duty: Modern Warfare në PC, PlayStaion dhe Xbox. Një nga këto DLC falas është edhe harta e re për Modern Warfare në multiplayer.
Më herët ishte lajmëruar se përditësimet do të vinin në datë 24 Mars, por në vend të tyre gjithçka morëm ishte një status ku thuhej se kjo do të vonohej disa ditë.
Tonight’s scheduled title update is being delayed and is set to release in the coming days. This update includes our new Operator, Talon, new free modes, and our next free multiplayer map, Khandor Hideout. Please stay tuned for more details and updates on release timing!
— Infinity Ward (@InfinityWard) March 24, 2020
Harta më e re është Khandor Hideout, një lokacion i Syrkistan i përmasave të mesme që mban deri në 6 vs 6. Përmban hapësira të mëdha dhe hapsira të brendshme kompakte, perfekte për sniper, shotgun dhe SMG. Në lojë gjithashtu do të prezantohet një personazh i ri, Talon i cili ka si partner një qen për të ardhur në ndihmë.
Gjera të reja po vijnë për të gjithë CoD, përfshirë këtu 2 modalitete për CoD Mobile, përditësim në playlist dhe dyfish XP në Black Ops 4, armë të reja në Warzone dhe shumë më tepër. Nga ana tjetër, po vazhdojnë të shtohen thashethemet për një remaster të Call of Duty: Modern Warfare 2.
Duket se Infinity Ward po i futet punës që të argëtojë gjithë këta lojtarë të rinj e të vjetër që karantina i ka dhuruar.