Jemi mësuar tashmë që smartphonët e Apple të jenë shumë të kujdesshëm me ndryshimet në design, duke bërë hapa të rëndësishëm çdo 2 apo tre gjenerata.
iPhone X dhe 11 ndanin të njëjtën estetikë dhe ndoshta tek 12 do të shohim disa ndryshime esenciale. Ndryshimi për të cilin na qan zemra të gjithëve do të ishte sigusisht një ekran pa notch në pjesën e sipërme.
Leakeri Ben Geskin ka postuar një video koncept se si mund të jetë një iPhone 12 bazuar në thashethemet që dihen deri tani.
Dhe po, tek ky koncept është sakrifikuar më në fund notchi i sipërm në këmbim të një kornize perreth gjithë ekranit sepse sidoqoftë duhet vend për sensoret e Face ID dhe kamerën selfie.
Video gjithashtu aludon se ndoshta pjesët anësore të iPhone 12 ndoshta do të jenë të sheshta në stilin klasik të iPhone 4. Pavarsisht se kjo akoma nuk dihet, më të larta janë mundësitë që këtë stil ta shohim tek pasardhësi i SE, iPhone 9.
Edhe një herë, është thjesht një video koncept, por të paktë kemi një ide se çfarë mund të presim nga Apple këtë vjeshtë.