Mercedes po hyn në një fazë të re të automjeteve elektrikë me konceptin AMG GT XX, që pritet të shërbejë si modeli i ri performancës së lartë të markës. I ndërtuar mbi platformën e re AMG.EA, GT XX duket pothuajse gati për prodhim dhe do të prezantohet vitin e ardhshëm, duke premtuar fuqi ekstreme dhe shpejtësi karikimi të jashtëzakonshme. Makina do të jetë e pranishme dhe në IAA Mobility 2025, dhe Geek Room do të ketë mundësinë të shikojë nga afër këtë koncept të veçantë.

Me përmasa të ngjashme me AMG GT 4-Door Coupe, GT XX ka një siluetë fastback elegante, grilë të gjerë dhe pjesën e pasme pa xham, të pajisur me gjashtë drita rrethore.
Sistemi i fuqisë përfshin tre motorë elektrikë me dizajn axial-flux – dy në pjesën e pasme dhe një në pjesën e përparme – duke prodhuar një total prej 1341 kuajfuqi, më shumë se Porsche Taycan Turbo GT (1019 kf). Mercedes parashikon një shpejtësi maksimale prej 359 km/h, ndërsa të dhënat për përshpejtimin 0–100 km/h nuk janë zbuluar ende.

Falë arkitekturës 800-volt, bateria e re me qeliza të holla dhe të gjata premton performancë të qëndrueshme falë një sistemi të avancuar ftohjeje. Në aspektin e karikimit, AMG bën pretendime të guximshme: një shpejtësi mesatare prej 850 kW, që mund të shtojë 399 km autonomi në vetëm 5 minuta – me kusht që të përdoren karikues ultra të fuqishëm si ata që po zhvillohen me kompaninë Alpitronic.
Brendësia është më minimaliste krahasuar me EQ-të ekzistuese, duke përdorur materiale të qëndrueshme si lëkurë sintetike nga goma të ricikluara, sedilje të lehta me fibra karboni dhe timon katror të frymëzuar nga makinat F1.

GT XX pritet të konkurrojë drejtpërdrejt me Porsche Taycan, Lucid Air Sapphire dhe Audi e-tron GT, ndërsa në të ardhmen do të ketë edhe një version SUV. Prodhimi është planifikuar për 2026, me çmim që pritet të kalojë shifrën gjashtëshifrore.
