Kina më në fund po sheh fundin e epidemisë, teknologjia ka luajtur rol kyc në këtë luftë pasi qytetarët kinez janë të monitoruar gjithë kohës, ndaj gjurmimi i intenerarit të një të infektuari është shumë herë më i lehtë. E dobishme, por shkelje shumë e rëndë privatësie për vendet demokratike.
Singapori i prezanton botës një mënyrë shumë efikase se si telefonat mund të na ndihmojnë në ndalimin e kësaj epidemie pikërisht duke marrë shembullin e Kinës por në një mënyrë shumë herë më të respektueshme.
Trace Together quhet aplikacioni i krijuar nga qeveria e Singaporit, i cili nëpërmjet bluetoothit mund të komunikojë me smartphonët e tjerë deri në 2 metra distancë dhe mban shënim gjithë personat me të cilët ke pasur kontakt.
Në këtë mënyrë nëse dikush sëmuret, qeveria merr të dhenat e këtij aplikacioni dhe di shumë mirë se kë të izolojë dhe kë jo.
Në zbatim të demokracisë, qeveria duhet ti marrë leje përdoruesit që ka këto të dhëna dhe në asnjë mënyrë nuk ka të drejtë të dijë lokacionin e qytetarit pa lejen e tij.
Një mënyrë vërtetë e mirë, ndihmëse dhe korrekte sa i përket të drejtave të njeriut.
Aplikacioni është i disponueshëm menjëherë në iOS dhe Android, qeveria nuk mund të detyrojë askënd që ta shkarkojë, por sidoqoftë po e këshillon për të gjithë.