Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Kina krijon një rrjet AI të shtrirë përgjatë 55,000 km që funksionon si një superkompjuter masiv
    12 Dhjetor, 2025
    Google prezanton “Disco”, mjetin e ri AI që shndërron tabelat e browser në aplikacione
    12 Dhjetor, 2025
    CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
    11 Dhjetor, 2025
    ChatGPT përdor aplikacionet e Adobe për të edituar fotot dhe PDF tuaja falas
    11 Dhjetor, 2025
    Hakerët manipulojnë ChatGPT, Grok dhe Google për të ndihmuar në shpërndarjen e malware
    11 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Google dhe Apple bashkëpunojnë për ta bërë procesin e kalimit ndërmjet Android-iPhone sa më të lehtë
    9 Dhjetor, 2025
    Justin Bieber përfaqëson shumë përdorues të iPhone me ankesën rreth dizajnit të shërbimit të diktimit
    8 Dhjetor, 2025
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
    Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
    10 Dhjetor, 2025
    Apple prezanton aplikacionet më të mira në App Store për vitin 2025
    9 Dhjetor, 2025
    YouTube prezanton një version të ngjashëm me Spotify Wrapped për video
    4 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Në qytetin e Bernës ju mund të notoni për të shkuar në punë ose shtëpi
    12 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
    Ajri i ndotur “mund të çojë dëm” stërvitjen në palestër
    5 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se fëmijët me prindër striktë kanë më tepër shance të zhvillojnë shenja të depresionit
    5 Dhjetor, 2025
    14-vjecari fiton çmimin pas krijimit të origamit që mund të mbajë një peshë 10,000 herë më të madhe se pesha e saj
    4 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Lidhja shqiptare me Google: Dy motrat zbulojnë si të shndërrosh një ide nga Tirana në Fortune 500
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Lidhja shqiptare me Google: Dy motrat zbulojnë si të shndërrosh një ide nga Tirana në Fortune 500
Tech

Lidhja shqiptare me Google: Dy motrat zbulojnë si të shndërrosh një ide nga Tirana në Fortune 500

Last updated: 28 Gusht, 2025 12:11 pm
Ndaj
4 Min lexim

Blerina Sanocki & Jonika Hoomes në AllWeb Digital 2025

Contents
AllWeb Digital: Jo vetëm një konferencë…një platformë ku zbulohet e ardhmjaPse nuk duhet humbur?

Më 6 nëntor, Tirana do të presë AllWeb Digital 2025, konferencën më të madhe rajonale mbi marketingun dhe inovacionin digjital. Ky vit sjell diçka të veçantë: dy motra shqiptare, të cilat nisën rrugëtimin e tyre në Tiranë, arritën në Google dhe Silicon Valley, dhe tani kthehen me një mision të qartë: të ndihmojnë liderët të ndërtojnë atë që ka më shumë rëndësi dhe të realizojnë të mirën më të madhe përmes ekosistemeve globale që kanë ndërtuar.

Blerina Sanocki — Rritje strategjike & investime me impakt
Si themeluese dhe CEO e TideBorn Capital, Blerina bashkëpunon me themelues vizionarë për të shndërruar ide të guximshme në biznese me ndikim të lartë. Ajo është një investitore aktive përmes Portfolia.co dhe The Bond Fund, duke kombinuar kapitalin me rrjetin global dhe një metodologji të provuar për rritje bashkëpunuese. Para se të themelonte TideBorn Capital, Blerina kaloi 14 vjet në Google, duke strukturuar partneritete strategjike me vlerë mbi 2.5 miliardë dollarë në sektorë si teknologjia, CPG, telekomunikacioni dhe retail. Me eksperiencë në gjashtë vende dhe trajnime nga Harvard Law, Oxford University dhe Golden Gate University, ajo është një zë global për mënyrën se si aleancat strategjike përshpejtojnë inovacionin.

Jonika Hoomes — Trajnim dhe strategji për themelues dhe liderë
Si themeluese e Integralis Leadership, Jonika punon me themelues (startup-esh) në rritje të shpejtë dhe liderë të Fortune 500 si trajnere ekzekutive dhe Chief Strategy Officer me kohë të pjesshme. Që nga viti 2021, ajo ka udhëhequr liderë përmes tranzicioneve me rrezik të lartë, nga rritja e startup-eve pas MVP-së deri tek navigimi i ndryshimeve të identitetit në nivele të larta të ndërmarrjeve globale. Ajo ishte shqiptarja e parë e punësuar në Google, ku gjatë 19 viteve arriti të rrisë biznese miliardëshe në Ads, Android, Cloud dhe Developers, duke përfunduar si Chief of Staff i ekosistemit global të zhvilluesve të Google. Sot, Jonika kombinon strategjinë, neuroshkencën dhe coaching për të ndihmuar liderët të rriten me qartësi dhe rezistencë.

AllWeb Digital: Jo vetëm një konferencë…një platformë ku zbulohet e ardhmja

Themeluar si një pikëtakim për profesionistët e marketingut, teknologjisë dhe inovacionit, AllWeb është bërë ndër vite një nga eventet më të rëndësishme në rajon për ata që kërkojnë të kuptojnë dhe të ndikojnë në të ardhmen e industrisë digjitale.

Me më shumë se 3500 pjesëmarrës ndër vite, 235 folës ndërkombëtarë dhe 2000 artikuj të publikuar në media, AllWeb Digital është një platformë me ndikim, që ofron jo vetëm dije, por edhe frymëzim dhe rrjetëzim cilësor.

Edicioni i këtij viti mban moton All Attention | All Content | All Creative | All Business | All AI, duke reflektuar drejtimet ku po shkon tregu: më shumë Inteligjencë Artificiale, më shumë Përmbajtje me kuptim, më shumë Kreativitet dhe më shumë Strategji Biznesi.

Pse nuk duhet humbur?

Prania e Blerinës & Jonikës në skenën e AllWeb Digital është një mesazh i fuqishëm për profesionistët shqiptarë, një dëshmi se suksesi global është i arritshëm dhe se rrënjët shqiptare mund të ndikojnë thellë në botën e teknologjisë. Për ata që duan të mësojnë nga më të mirët, të kuptojnë prirjet që po formësojnë të ardhmen dhe të ndërtojnë rrugën e tyre drejt lidershipit…AllWeb Digital 2025 është vendi ku duhet të jeni.

Biletat janë tashmë online në faqen zyrtare: www.Allweb.digital

Ruani datën: 6 nëntor. Tiranë. AllWeb.
Sepse ta humbasësh? Nuk është opsion.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Flasim për të ardhmen – Së bashku në AllWeb Tirana, 6 nëntor!
Tjetra Përjeto çdo skenë: Falë “Vision AI” çdo detaj bëhet më i gjallë në televizorët e rinj të Samsung

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Kina krijon një rrjet AI të shtrirë përgjatë 55,000 km që funksionon si një superkompjuter masiv
Tech
12 Dhjetor, 2025
Në qytetin e Bernës ju mund të notoni për të shkuar në punë ose shtëpi
Entertainment
12 Dhjetor, 2025
Google prezanton “Disco”, mjetin e ri AI që shndërron tabelat e browser në aplikacione
Tech
12 Dhjetor, 2025
CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
Tech
11 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Apple prezanton modelet e reja të MacBook Pro dhe Mac mini me proçesorë M2 Pro dhe M2 Max

18 Janar, 2023
Tech

Fossil Gen 6 do të jetë ora e fundit inteligjente e prodhuar nga Fossil

28 Janar, 2024
Tech

Nothing prezanton nën brandin CMF një orë inteligjente dhe një palë kufje wireless që kushtojnë vetëm $118 së bashku

28 Shtator, 2023
Tech

Bing AI chatbot i tregon një gazetari se dëshiron të jetë human, të krijojë një pandemi vdekjeprurëse dhe të vjedhë kodet bërthamore

18 Shkurt, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?