Që nga Nexus deri tek Pixel dashuria për eksperiencën e pastër Android ka pasur një vend të rendësishëm në treg. Pixel tashmë në pritje të gjeneratës së 5-të, është bërë një flagship phone. E megjithatë dashurinë për mid-range vazhdon ta ushqeje në formën e Pixel a.
Ja se çfarë dimë deri tani për Pixel 4a:
Leaks kanë kohë që qarkullojnë e madje kemi foto të qarta të design-it i cili duket se do të vijë i gjithi në plastikë, kamera frontale djathas dhe ekran me korniza fare të holla.
Në pjesën e pasme një kamera të vetme 12MP dhe një sensor për shenjën e gishtit të cilat tregojnë se nuk do të ketë Face ID.
Sa i përket performancës 4a do të përfshijë një procesor Snapdragon 730 ose 730G.
RAM 6GB dhe memorie e brendshme që nis nga 64GB.
Ekrani do të jetë 5.81-inch 1080×2340, 60Hz.
Bateria 3080mAh dhe vazhdon të jetë prezente porta e kufjeve.
Për fat të keq nuk do të ketë 5G, Google po e ruan këtë premierë për Pixel 5.
Dhe ndërsa nuk dihet akoma a do të ketë një version XL, çmimi i konfirmuar tashmë i Pixel 4a do të jetë $399.