Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Pas shpalljes së “kodit të kuq”, OpenAI do të prezantojë GPT-5.2 javën e ardhshme
    7 Dhjetor, 2025
    Malajzia planifikon përdorimin e robotëve humanoidë në fermat vertikale
    7 Dhjetor, 2025
    Studiuesit synojnë të përdorin një gjenerues tingujsh për të lokalizuar banorët e bllokuar nën rrënoja në raste katastrofash
    7 Dhjetor, 2025
    Agjenti AI i Google fshin të gjithë HDD pa lejen e përdoruesit, më pas kërkon falje
    7 Dhjetor, 2025
    “Kumbari i AI” mendon se Google po fiton kundrejt OpenAI
    6 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
    Huawei 80 Pro Max vjen me ekranin më të ndritshëm në botë
    27 Nëntor, 2025
    Xiaomi 14 Ultra mund të përditësohet në HyperOS 3 brenda pak ditësh
    27 Nëntor, 2025
    Një studim i ri tregon se gjysma e europianëve humbasin momentet më të rëndësishme duke bërë foto; Galaxy AI i ndihmon të përjetojnë çdo moment
    26 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    YouTube prezanton një version të ngjashëm me Spotify Wrapped për video
    4 Dhjetor, 2025
    Google Maps prezanton një modalitet të ri kursimi energjie në Pixel 10
    29 Nëntor, 2025
    YouTube po teston rikthimin e DM në platformë
    20 Nëntor, 2025
    WhatsApp teston mbështetjen e disa llogarive në versionin më të fundit beta për iPhone
    20 Nëntor, 2025
    Google Play prezanton aplikacionet më të mira për vitin 2025
    19 Nëntor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
    Ajri i ndotur “mund të çojë dëm” stërvitjen në palestër
    5 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se fëmijët me prindër striktë kanë më tepër shance të zhvillojnë shenja të depresionit
    5 Dhjetor, 2025
    14-vjecari fiton çmimin pas krijimit të origamit që mund të mbajë një peshë 10,000 herë më të madhe se pesha e saj
    4 Dhjetor, 2025
    Cristiano Ronaldo sfidon portierin robotik të krijuar nga ish-inxhinieri i NASA
    4 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Seria 10 e smartphone-ve Pixel pajiset me procesor të ri, magnetë dhe AI kudo
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > Seria 10 e smartphone-ve Pixel pajiset me procesor të ri, magnetë dhe AI kudo
Mobile

Seria 10 e smartphone-ve Pixel pajiset me procesor të ri, magnetë dhe AI kudo

Last updated: 21 Gusht, 2025 8:03 am
Ndaj
3 Min lexim

Google ka prezantuar zyrtarisht Pixel 10, 10 Pro dhe 10 Pro XL, me ndryshime kryesore që përmblidhen në dy risitë më të rëndësishme: çipi Tensor G5 dhe mbështetja për karikimin wireless Qi2. Nga jashtë, telefonat duken pothuajse identikë me gjeneratën e mëparshme, por brenda kanë përmirësime të ndjeshme. Çmimet mbeten të njëjta: Pixel 10 fillon nga $799, 10 Pro nga $999 dhe 10 Pro XL nga $1,199 për versionin 256GB, pasi varianti më i lirë 128GB është hequr.

Çipi Tensor G5, i prodhuar për herë të parë nga TSMC (jo më nga Samsung), premton një CPU 34% më të shpejtë dhe rritje 60% të performancës për proceset AI në pajisje. Po ashtu, mbështetja për Qi2 wireless charging sjell karikim magnetik në stilin MagSafe, të cilin Google e quan Pixelsnap. Pro XL arrin shpejtësi 25Ë me Qi2.2, ndërsa Pixel 10 dhe 10 Pro mbeten në 15W.

Google Pixel 10 Pro shown in four color options

Në anën e kamerave, Pixel 10 humbet sensorin e madh 50MP dhe përdor një sensor 48MP nga Pixel 9A, si dhe një ultrawide 13MP, ndërsa modelet Pro mbajnë sensorë më të mëdhenj dhe një ultrawide 48MP. Për herë të parë, edhe versioni bazë merr telefoto 5x, megjithëse më i dobët se tek Pro-t. Pro dhe Pro XL gjithashtu përfitojnë nga AI në kamera, ku modelet e difuzionit gjenerativ rrisin cilësinë e fotove në zoom mbi 30x, duke shënuar një hap të madh, por edhe debatues për natyrën e “fotografisë së vërtetë”.

Google Pixel 10 Pro

Ndryshime të tjera përfshijnë ekran më të ndritshëm, bateri pak më të mëdha (4970 mAh për Pixel 10, 4870 mAh për Pro dhe 5200 mAh për Pro XL) dhe kalimin në eSIM-only për tregun amerikan, me mbështetje për dy eSIM aktive dhe ruajtje të disa profileve.

AI është thelbi i përvojës së re. Funksioni Magic Cue sugjeron tekste dhe informacione në bazë të kontekstit, si adresë nga email për një mesazh ose detaje fluturimi gjatë thirrjes së një linje ajrore. Të gjitha këto kryhen on-device dhe nuk ruhen përtej aktiviteteve të afërta. Veç kësaj, Google sjell AI Camera Coach, Magic Editor me prompt tekstual, një aplikacion ditari që përdor AI për përmbledhje me emoji dhe një AI translator që imiton zërin e personit tjetër gjatë përkthimit.

Google Pixel 10 Pro shown in hand with ring Pixelsnap stand

Pixel 10, 10 Pro dhe 10 Pro XL mund  të porositen që sot dhe do të vijnë në treg më 28 gusht.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Apple do t’i prodhojë të 4 modelet e iPhone 17 në Indi për të shmangur tarifat
Tjetra Çfarë ndodh nëse ju pini ujë nga një shishe plastike uji të harruar në makinë?

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Pas shpalljes së “kodit të kuq”, OpenAI do të prezantojë GPT-5.2 javën e ardhshme
Tech
7 Dhjetor, 2025
Malajzia planifikon përdorimin e robotëve humanoidë në fermat vertikale
Tech
7 Dhjetor, 2025
Studiuesit synojnë të përdorin një gjenerues tingujsh për të lokalizuar banorët e bllokuar nën rrënoja në raste katastrofash
Tech
7 Dhjetor, 2025
Agjenti AI i Google fshin të gjithë HDD pa lejen e përdoruesit, më pas kërkon falje
Tech
7 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Mobile

CEO i Microsoft pranon se heqja dorë nga Windows Phone ishte një gabim

25 Tetor, 2023
Mobile

iPhone SE 5G mund të vijë me çmim akoma më të përballueshëm se paraardhësi i tij

27 Shkurt, 2022
Mobile

Screenshot-et e bëra leak të One UI 5 tregojnë shërbimet e reja që pritet të vijnë në smartphone-t tuaj Galaxy

12 Korrik, 2022
Mobile

Samsung prezanton serinë më të re të smartphone-ve flagship Galaxy S24

17 Janar, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?