Lufta zyrtarisht sapo ka filluar, pak ditë më parë Xbox Series X deklaroi zyrtarisht specifikat e saj dhe tani ështe rradha e Playstation 5.
Sony ka prezantuar sot në një konferencë e shitur si live por që dukej qartë se ishte e regjistruar (na pyesni në DM përse) disa të dhëna teknike të PS5 kryesisht në ndihmë të zhvillUesve.
Ashtu siç parashikohej, më në fund do të kemi “digital backward compatibility” së paku me PS4, duke premtuar 100 tituj që në lançim.
Të tjera të dhëna teknike të zbuluara janë:
825GB SSD me shpejtësi 5.5 GB/s (100X më i shpejtë se PS4)
16GB RAM GDDR6
Përsa i përket teraflops Sony i ka çuar deri në 10.28 TFLOPs, RDNA 2 GPU me 36 njësi kompjutimi 2.23 GHZ.
Gjatë prezantimit, Mark Cerny pohoi se Dead Space do të jetë një nga lojrat më fantastike në PlayStation 5.
Kaq nga një prezantim i mërzitshëm nga i cili nuk arritëm ende të shohim se si do të duket PS5 së bashku me Dual Shock 5. Jemi të sigurtë se ky event është mbajtur vetëm për të ulur vëmendjen e Xbox Series X dhe tani që të gjithë e pamë mund të themi se Sony sapo bëri një gabim të madh!