Gaming dhe streaming online janë 2 kategoritë të cilat në këto ditë karantinimi po korrin fitime marramendëse. Përvec këtyre ama është edhe një kategori jo fort e përmendur për vetë kontentin +18 që ajo ofron. 😉
Po, materialet për të rritur që qarkullojnë në web, shikueshmëria e të cilave këto javë ka shpërthyer si kurrë më parë.
Gjigandi Pornhub ka publikuar së fundmi statistikat e saj nga të cilat rezulton se Italianët krahas pastas, paskan naviguar goxha bindshëm edhe në këtë faqe.
Grafikët tregojnë se mesatarisht në Evropë është rritur trafiku me 6.6%, Italianët e papërmbajtur tejkalojnë edhe dyfishin me 13.8%.
Ndikim duket të ketë patur fakti se vetë Pornhub u ofroi Italianëve akses në material premium dhe rritja nga dita në ditë vërehet; 9 Mars 9%, 10 Mars 11% dhe 11 Mars 13.8%
Orari më i ngarkuar është kryesisht mesnata dhe orët e para të mëngjesit.
Grafikët janë postuar nga vetë Pornhub nëse nuk beson mund tu hedhësh një sy vete këtu. Kujdes, vetëm grafikëve!