Filtrat AR janë tashmë gjithandej. Kur ske çbën, hap një rrjet social dhe provo mijra filtra që të ndryshojnë fytyrën. Përpara pak kohësh u çmendëm me Face App duke i shtuar e hequr vite vetes dhe e postonim gjithandej.
MSQRD është një ndër aplikacionet lider në këtë fushë. Një app i cili të kthente në Leonardo di Caprio, kafshë apo shumë versione të tjera, jo vetëm plakjen. Aq i suksesshëm sa vetë Facebook e bleu, dhe shumë burime të aplikacionit i përdori për të rritur kontentin AR në foto apo video në platformën e saj.
E megjithatë MSQRD do të vazhdonte të ishte një app i pavarur, derisa sot vetë Facebook ka deklaruar se do ta mbyllë plotësisht.
Në 13 Prill, app nuk do të jetë më i disponueshëm në App Store dhe Google Play. Në fakt mbështetja për aplikacionin kish mbaruar që nga viti 2016. Ndërsa interesi u shua edhe FB ka tërhequr resurset e saj.
Në vitet e fundit filtrat janë bërë një domosdoshmëri, ku Instagram apo Snapchat vazhdojnë të ofrojnë pafund opsione të tilla me sukses. Dhe duke qënë se popullariteti që këto dy rrjete sociale kanë është i pakufizuar, ndoshta nje app i pavarur si MSQRD ka qënë i panevojshëm.