Xiaomi, një kompani që dita ditës vazhdon të provojë veten si Nokia e ditëve të sotme. Produkte të mira, performancë, bateri dhe jetëgjatësi e arsyeshme. Me variacionin që ofron, duhet thënë që ka bërë mirë që ka ndjekur modelin e biznesit të Samsungut; i cili konsiston në sa më shumë alternativa. Por sidoqoftë për çmimet me të cilat i afrohet tregut duhet thënë se është mjaft mbreslënëse niveli i cilësisë që Xiaomi ka vazhduar të mbajë përgjatë viteve.
Pa ndaluar një sekondë kompania sapo ka prezantuar një smartphonë me 5,020 mAh për vetëm $200.
Redmi Note 9 Pro Max prezantohet në Indi me mundësi për karikim të shpejtë deri në 33W dhe proçesor Snapdragon 720G i cili përfshin sistemin e navigimit të vetë Indisë NavlC.
Ja specifikimet:
–Proçessori: Qualcomm Snapdragon 720G
–Ekrani: 6.67-inch FullHD+
–RAM: 6/8 GB
–Memorie: 64/128GB
–OS: Android 10, MIUI 11
Note 9 Pro Max do të ketë 4 lente prapa për maksimumin e eksperiencës së kamerës, dhe deri në 120 fps slow-motion.
Do të dalë në shitje në Indi në 25 Mars. Akoma nuk kemi të dhëna sa i përket një versioni global por duke parë historinë e të tjera produkteve të Xiaomi, me shumë mundësi nuk do të vonojë.