Seria e fundit e Powerbeats doli në 2016 ndaj është koha për një rifreskim.
Do thuash, prit GeekRoom, Apple sapo i nxorri një pale kufje dhe nuk quhen Powerbeats por AirPods.
Por ne të kujtojmë se Beats by Dre janë prej kohësh tashmë produkt i Apple.
Dhe flasim pikërisht për Powerbeats 4 për të cilat po qarkullojnë mjaft të dhëna nëpër internet.
E para dhe më kryesorja është se çipi i ri i Apple H1 Wireless fuqizon këto kufje.
Siri do të jetë prezente në to, mbrojtje ndaj ujit, dhe komfort ergonomik me kabullin i cili nuk do të kalojë përpara por pas veshëve kësaj here.
Dhe së fundmi bateria pritet të jetë një përmirësim masiv, jetëgjatësi prej 15 orësh dhe një opsion të quajtur “Fast-Fuel” i cili me vetëm 5 minuta karikim do të të japë 1 ore play-time.
Coronavirusi ka ndaluar çdo lloj eventi biznesi ndaj nuk pritet të mbahet një event i veçantë për këtë produkt.
Powerbeats 3 kushtuan $200 por kanë kaluar thuajse 4 vjet ndaj vështirë të bëjmë parashikime.