Epic Games mesa duket po përgatit një surprizë! Akoma nuk është konfirmuar asgjë por disa rrjedhje informacioni pretendojnë se Fortnite krahas personazheve të reja do të shtojë edhe një helikopter!
Po, e lexove mirë, më në fund do të mund të qarkullosh nëpër ishull me një helikopter me gjithe skuadrën tënde jo vetëm 1 apo 2 lojtarë.
Një helikopter që do të duhet goxha për ta rrëzuar pasi vetë mjeti do të ketë 1500 health dhe do mund të shkaktojë dëm tek kundërshtarët. Sipas zërave helikopteri do të mund të vozitet fare pranë tokës duke të dhënë mundësi të godasësh të tjerët edhe me helika, por megjithatë nuk përjashtohet mundësia e ndonjëlloj armatimi si raketa apo armë të tjera.
Kjo nuk është hera e parë që Fortnite integron mjete fluturuese por një lloj emocioni të tillë ama kurrë më parë.
Sidoqoftë zëra janë, presim çdo të ndodhë.