Me situatën e rëndë të Coronavirusit nëpër këmbë eventet globale po anullohen njëra pas tjetrës. Të gjitha përveç HMD Global e cila ka postuar një teaser të serisë më të fundit të Agjentit 007 No Time To Die ku kastit fantastik duket se i është shtuar edhe një yll: Nokia.
Në 19 Mars do të shpallet smartphone i parë 5G i Nokia dhe mesa duket pjesë e marketimit qënka edhe James Bond.
Në skenën 90 sekondëshe agjentja Nomi degjohet të thotë: “36 orë ndjekje dhe kemi akoma” dhe kamera tregon baterinë e Nokias në 20% duke hedhur kështu dyshimet se ndoshta për herë të parë do të kemi një tentativë për një smartphone që zgjat 2 ditë.
Gjithashtu nga klipi mësojmë se smartphone do të vazhdojë të jetë Stock Android, do të ketë një notch për kamerën selfie, 4 lente dhe një sensor shenjash gishti prapa, dhe për fat të mirë headphone jack vazhdon të jetë prezente.
Megjithatë Nokia 5G nuk do të jetë i vetëm, në film do të përdoret edhe një Nokia 7.2. Dhe siç i ka hije një filmi legjendar, në të do të përfshihet edhe një celular legjendar: Nokia 3310.
Update: Fatkeqsisht, sapo mësuam se për shkak te anulimit të xhirimeve në Venzia (sigurisht nga frika e Coronavirus), filmi do të shtyhet për në 12 nëntor dhe jo në prill 2020 kur ishte programuar.