Nga njëri smartphone tek tjetri ka diferenca, sidomos për sa i përket update. Geek Room ju lajmëroi dje se më në fund WhatsApp Dark Mode është i disponueshëm.
Xhelozisë se pse njërit i erdhi update më përpara se tjetri i erdhi fundi sepse më në fund ky update u shpërnda tek të gjithë të ngelet vetëm ta aktivizosh:
Për iPhone duhet të kesh iOS 13, jepi scroll nga poshtë për të nxjerrë panelin e kontrollit dhe zgjidh butonin Dark Mode ose: Settings > Display & Darkness > Dark
Për Android 10 duhet të ndjekësh këto hapa: Settings > Display and select Dark theme
Versionet Android 9 ose më të ulët kanë pak më shumë liri pasi nuk është e nevojshme të kthesh të gjithe ndërfaqjen në Dark Mode, mjafton të klikosh tek tre pikat e vetë aplikacionit e më pas: Settings > Chats > Theme > Dark
Tani që aktivizuat Dark Mode, kthehu në @geekroom në Instagram dhe na komento se sa cool të duket kjo ndërfaqje!