Ndalo çfarëdolloj gjëje të jesh duke bërë dhe bëj update WhatsApp sepse më në fund pritjes i erdhi fundi!
Dark Mode është e disponueshme!
Modaliteti u bë i famshëm kur Instagram e përfshiu tek opsionet e tij, edhe pse Android ka kohë që e ka prezantuar. Qëllimi është kursimi i energjisë gjë e cila zbatohet tek ekranet AMOLED, por sidoqofte edhe vetëm estetikisht është goxha “cool”. Ama arsyeja e vertetë për të cilën të gjithë jemi më se të lumtur është sigurisht “Brightness”.
Sa e sa herë të ka qëlluar të të vijë një mesazh në mes të natës, të zgjohesh, të hapësh mesazhin dhe ekrani i bardhë të të verbojë përkohësisht. Sekonda që duken si orë derisa sytë të mësohen me dritën e ekranit e më pas të shohësh se e prishe gjumin dogje edhe qeliza të shëndetshme të syve vetëm e vetëm për të parë se dikush të ka derguar një nga ato mesazhet të cilat po nuk ua çove 20 shokëve do të të shkojë dita ters, nuk do e marrësh dot provimin dhe do ngelesh beqar për tërë jetën.
Epo ditëve të vuajtjes u erdhi fundi, sepse Dark Mode e ul ndjeshëm ndriçimin e ekranit duke e bërë shumë më të përballueshme dritën.
Nëse aplikacioni nuk është përditësuar automatikisht mjafton të futesh ne App Store apo Google Play.