Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Tirana pret konferencën ndërkombëtare FII PRIORITY Europe 2025: Investoni në një Europë të Lidhur
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Tirana pret konferencën ndërkombëtare FII PRIORITY Europe 2025: Investoni në një Europë të Lidhur
Tech

Tirana pret konferencën ndërkombëtare FII PRIORITY Europe 2025: Investoni në një Europë të Lidhur

Last updated: 15 Maj, 2025 10:00 am
Ndaj
5 Min lexim

Tirana do të jetë mikpritëse e një prej konferencave më të rëndësishme globale të investimeve dhe inovacionit: FII PRIORITY Europe, e cila do të zhvillohet më 16-17 maj, nën moton “Investoni në një Europë të Lidhur”. Ky event shënon një moment historik për Shqipërinë, duke e pozicionuar si një nyje të re strategjike për dialogun ekonomik dhe politik në kontinentin europian.

Contents
  • Çfarë është FII PRIORITY Europe?
  • Ku dhe Kur zhvillohet?
  • Kush janë disa nga pjesëmarrësit më të rëndësishëm?
  • Cilat tema do të trajtohen?

Çfarë është FII PRIORITY Europe?

FII PRIORITY Europe është një konferencë ndërkombëtare e nivelit të lartë, pjesë e nismës globale të FII Institute (Future Investment Initiative), që ka për qëllim nxitjen e investimeve me ndikim dhe krijimin e zgjidhjeve konkrete për sfidat globale. Nën temën “Investoni në një Europë të Lidhur”, ky samit synon të rigjallërojë rolin e Europës në një botë gjithnjë e më të fragmentuar, duke mbledhur liderët më të rëndësishëm nga politika, biznesi, teknologjia dhe kultura për të diskutuar të ardhmen e kontinentit.

Ku dhe Kur zhvillohet?

Samiti do të mbahet më 16-17 maj 2025 në Tiranë, duke shënuar herën e parë që një event i tillë i FII Institute organizohet në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit. Ngjarja përfshin një agjendë dyditore të mbushur me diskutime plenare, tryeza të rrumbullakëta me ftesë dhe aktivitete rrjetëzimi.

Kush janë disa nga pjesëmarrësit më të rëndësishëm?

Ndër figurat kryesore që do marrin pjesë në FII PRIORITY Europe janë:

  • Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
  • Emmanuel Macron, President i Francës
  • Yasir Al-Rumayyan, Kryetar i FII Institute dhe Aramco
  • Matteo Renzi, Senator dhe ish-Kryeministër i Italisë
  • Jared Kushner, CEO i Affinity Partners
  • Mohamed Alabbar, Themelues i Emaar Properties
  • Samir Mane, President i BALFIN Group
  • Përfaqësues nga Goldman Sachs, Bank of America, HSBC, MSCI, Aramco, Accor, dhe shumë kompani liderë në teknologji, energji dhe investime.

Cilat tema do të trajtohen?

FII PRIORITY Europe do të trajtojë disa nga temat më kritike të kohës sonë:

  • Sovraniteti Europian në mbrojtje dhe teknologji: Diskutime mbi investimet e BE-së në mbrojtje dhe teknologji të përdorimit të dyfishtë, me një paketë prej mbi 800 miliardë eurosh.
  • E ardhmja e inteligjencës artificiale: Me mbi 90% të çipave të avancuar të AI të prodhuar në një rajon të vetëm, pyetja është si Europa mund të garantojë sovranitetin teknologjik.
  • Energjia dhe tranzicioni i gjelbër: Diskutohet mbi sigurinë energjetike, burimet e rinovueshme dhe investimet e BE-së për prodhim të pastër industrial.
  • Turizmi i qëndrueshëm dhe tregjet në zhvillim: Ballkani, përfshirë Shqipërinë, pritet të tërheqë mbi 12 milion turistë në vitin 2025.
  • Inovacioni dhe startup-et europiane: Me një fond prej 1.4 miliardë eurosh nga Këshilli Europian i Inovacionit, mbështetet zhvillimi i startup-eve në teknologji të thellë.
  • Bioteknologjia dhe shëndetësia: Europa pritet të arrijë një treg bioteknologjik prej mbi 1 trilion eurosh deri në 2030.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përfshirjes së vendeve të Global South dhe zhvillimit të zgjidhjeve që kalojnë përtej industrive dhe kufijve gjeografikë. FII PRIORITY synon jo vetëm të identifikojë sfidat, por të ndërtojë zgjidhje konkrete dhe të realizueshme që promovojnë rritje të qëndrueshme dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Për Shqipërinë, ky është një rast unik për të treguar potencialin e saj si urë mes Europës dhe tregjeve në zhvillim, dhe për të pozicionuar veten në hartën globale të investimeve strategjike. Fakti që Tirana është zgjedhur si mikpritëse e këtij eventi tregon rritjen e ndikimit të vendit tonë në skenën ndërkombëtare.

FII PRIORITY Europe në Tiranë premton të jetë më shumë se një konferencë, do të jetë një katalizator për ndryshim real, duke sjellë në vëmendje investime transformuese, bashkëpunime të reja dhe një vizion të përbashkët për një Europë më të lidhur, inovative dhe konkurruese në skenën globale.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Një vit me Samsung Galaxy Z Fold6: çfarë na pëlqeu dhe si do donim të përmirësohej kjo pajisje në gjeneratat e ardhshme
Tjetra Tashmë mund t’i jepni jetë fotografive tuaja përmes shërbimit të ri AI Alive në TikTok

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Një sulm i ri kibernetik që prek 100 milion përdorues të Apple është konfirmuar

13 Janar, 2025
Tech

Bruce Willis është aktori i parë i famshëm që i shet të drejtat e imazhit të tij një kompanie deepfake

1 Tetor, 2022
Tech

Studiuesit në Stanford tregojnë se performanca dhe saktësia në përgjigje e ChatGPT është ulur me kalimin e kohës

24 Korrik, 2023
Tech

Shkencëtarët tregojnë se shumë njerëz hasin vështirësi në dallimin e përmbajtjeve të krijuara nga AI

3 Gusht, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?