Është fakt që industria e gaming është një prej më fitimprurësve me shifra që sa vijnë e rriten. Ky fakt po tërheq vëmendjen e shumë kompanive të tjera të cilat përmes marrëveshjeve dhe ideve të reja po përshtaten me këtë ndryshim.
Amerika është shteti i parë që do të ketë tetë hotele të branduara nën logon e Atari, kompani prodhimi lojrash, të cilat do të bazohen në eksperiencën më cilësore të gaming.
Një design futuristik, dhoma me paisje gati për të luajtur, eksperienca të reja në VR dhe AR, restorante, palestra dhe salla zhvillimi eventesh të e-sports do të jenë baza e këtij rrjeti i cili do të ndërtohet nga True North Studio dhe GSD Group. Kjo marrëveshje është ideuar nga dy kompanitë e real estate të cilat kanë kontraktuar Atari për tu bazuar në lojrat e tyre dhe për ti siguruar 5% të fitimeve vjetore.
Hoteli i parë do të nisë ndërtimin këtë verë në Phoenix për të vazhduar më pas me godina të tjera në Austin, Chicago, Denver, Las Vegas, San Francisco, San Jose dhe Seattle.
Sa do të kushtonte një natë në Atari Hotel? Këtë nuk e dijmë ende.