Android po ofron një shërbim të ri sigurie që do t’i detyrojë pajisjet të fiken dhe rindizen automatikisht nëse nuk i keni përdorur për një kohë të caktuar, duke e bërë më të vështirë për njerëzit e tjerë aksesimin e të dhënave brenda smartphone-it.
Shërbimi i përfshirë në përditësimin më të fundit të shërbimeve të Google Play tregon se telefonat Android do të rindizen automatikisht “nëse janë të kyçur për 3 ditë rresht“, duke kërkuar që përdoruesit të vendosin kodin e tyre herën tjetër që duan të hapin pajisjen. Siç vë në dukje 9to5Google, ky përditësim duhet të zbatohet si për telefonat ashtu edhe për tabletët Android, por do të përjashtojë kategoritë e tjera të pajisjeve si Auto, TV dhe WearOS.
Funksioni i rindezjes – për të mos u ngatërruar me një factory reset të pajisjes që e kthen atë në cilësimet e fabrikës – i vendos telefonat dhe tabletët në një gjendje Before First Unlock (BFU) që kodon skedarët e të dhënave dhe çaktivizon zhbllokimin biometrik derisa të futet kodi PIN i pajisjes.
Apple prezantoi një veçori të ngjashme të iPhone “Inactivity Reboot” në iOS 18.1 që shkakton rindezjen e pajisjes 4 ditë pas bllokimit.
Do të duhet pak kohë deri sa përditësimi 25.14 i Google Play Services të vijë drejt pajisjeve Android. Është e paqartë nëse pajisjet do t’i njoftojnë përdoruesit pse ka ndodhur një rindezje automatike.