Albumi i ri i Justin Bieber, Changes, nuk rezistoi më shumë se 24 orë online pa marrë akuzat e para për vjedhje të melodisë. Bëhet fjalë për këngën “Running Over” e cila u akuzua nga artisti Asher Monroe se melodia e saj është marrë nga “Synergy” e publikuar në 2019.
Megjithatë, melodia e njëjtë e përdorur nga dy artistët rezulton të jetë një free sample në splice.com e prodhuar nga Laxcity.
Splace është një platformë online ku prodhuesit mund të blejnë audio samples për ti përdorur pa të drejta autori në këngët e tyre. Kompania punon me producentë të ndryshëm duke përfshirë edhe Andres and Mauricio, krijuesit e Despacito.
Pjesa e përdorur nga Bieber dhe Monroe mund të gjendet në paketën e krijuar nga Laxcity i cili vërtetoi autenticitetin e saj duke postuar procedurën e krijimit në një postim në Twitter.
To put a lid on this whole issue. I made the melody, saved it as a sample and released it on @splice for ANY one to use. I’m truly honoured that it’s made It into a @justinbieber track. (1/2) pic.twitter.com/aF0acuE3BH
— laxcity (@laxcitymusic) February 15, 2020
Bieber gjithashtu i konfrimoi të gjitha me një “Faleminderit” në Twitter.
Thanks… you are now a part of it
— Justin Bieber (@justinbieber) February 16, 2020
A doni edhe një version tjetër të këngës? Artisti i k-pop YUMDDA e ka përdorur atë në “Flight”
Nga gjithë kjo histori duket se ka vetëm një humbës. Shazam, i cili po dështon të gjejë këngën dhe në momente të ndryshme po jep rezultate të ndryshme.
Nuk ka faj!