Pasi realizuam një review të Galaxy S20 dhe një reagim në rrugë nga të rinjtë rreth përshtypjeve të para, Geek Room i kërkoi ndjekësve në Instagram të votojnë midis 2 fotove të realizuara në të njëjtin pozicion me Galaxy S20 Ultra dhe iPhone 11 Pro dhe këto janë rezultatet finale.
Me këtë diferencë kaq të vogël duket qartë se dy smartphonet kanë pothuajse të njëjta karakteristika të cilat e bëjnë të vështirë edhe diferencimin për më të mirin.Si përfundim, ndjekësit e Geek Room përzgjodhen 3 foto nga iPhone 11 Pro dhe 2 nga Galaxy S20 Ultra. Nga ana tjetër, mesatarja e preferencave për secilën foto tregon se 52% prej jush përzgjodhën S20 Ultra si të preferuar dhe 48% zgjodhën 11 Pro.
Nëse na duhet të zgjedhim një fitues, për momentin ai është Galaxy S20 Ultra!
—
Geek Room ju fton të shihni:
—
—