Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
    11 Dhjetor, 2025
    ChatGPT përdor aplikacionet e Adobe për të edituar fotot dhe PDF tuaja falas
    11 Dhjetor, 2025
    Hakerët manipulojnë ChatGPT, Grok dhe Google për të ndihmuar në shpërndarjen e malware
    11 Dhjetor, 2025
    28% e adoleshentëve në SHBA përdorin chatbots të inteligjencës artificiale çdo ditë
    10 Dhjetor, 2025
    OpenAI, Block dhe Anthropic bien dakord për zhvillimin e standardeve të agjentëve AI së bashku
    10 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Google dhe Apple bashkëpunojnë për ta bërë procesin e kalimit ndërmjet Android-iPhone sa më të lehtë
    9 Dhjetor, 2025
    Justin Bieber përfaqëson shumë përdorues të iPhone me ankesën rreth dizajnit të shërbimit të diktimit
    8 Dhjetor, 2025
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
    Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
    10 Dhjetor, 2025
    Apple prezanton aplikacionet më të mira në App Store për vitin 2025
    9 Dhjetor, 2025
    YouTube prezanton një version të ngjashëm me Spotify Wrapped për video
    4 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
    Ajri i ndotur “mund të çojë dëm” stërvitjen në palestër
    5 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se fëmijët me prindër striktë kanë më tepër shance të zhvillojnë shenja të depresionit
    5 Dhjetor, 2025
    14-vjecari fiton çmimin pas krijimit të origamit që mund të mbajë një peshë 10,000 herë më të madhe se pesha e saj
    4 Dhjetor, 2025
    Cristiano Ronaldo sfidon portierin robotik të krijuar nga ish-inxhinieri i NASA
    4 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Mbi 1,000 muzikantë publikuan albume pa audio për të protestuar ndryshimet e propozuara në favor të AI mbi të drejtat e autorit
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Mbi 1,000 muzikantë publikuan albume pa audio për të protestuar ndryshimet e propozuara në favor të AI mbi të drejtat e autorit
Tech

Mbi 1,000 muzikantë publikuan albume pa audio për të protestuar ndryshimet e propozuara në favor të AI mbi të drejtat e autorit

Last updated: 27 Shkurt, 2025 10:36 am
Ndaj
3 Min lexim

Më shumë se 1000 muzikantë, duke përfshirë Kate Bush, Tori Amos dhe Annie Lennox të Eurythmics, kanë publikuar një album pa audio në shenjë proteste kundër ndryshimeve të propozuara në ligjet e të drejtave të autorit në Britani. Rregullat e reja mund të lejojnë kompanitë AI të përdorin punën e artistëve për të trajnuar modelet e tyre të AI pa leje.

Albumi, i quajtur Is This What We Want?, përmban regjistrime boshe përgjatë gjithë kohës. Organizatorët thonë se kjo përfaqëson ndikimin e mundshëm në jetesën e artistëve dhe krijimtarinë në përgjithësi, nëse planet e qeverisë shkojnë përpara. Mbretëria e Bashkuar ka paraqitur propozime që do të lejojnë kompanitë e AI të trajnojnë modelet e tyre për çdo material në të cilin kanë akses të ligjshëm.

Çdo krijues ose kompani që nuk dëshiron që puna e tyre të përdoret në këtë mënyrë do të duhet të tërhiqet nga ky vendim, një opsion që është quajtur i padrejtë dhe i papërshtatshëm. Ed Newton-Rex, kompozitori britanik tha: “Propozimi i qeverisë do t’ua dorëzonte punën e jetës së muzikantëve tek kompanitë e AI, falas, duke i lënë ato kompani të shfrytëzojnë punën e muzikantëve për t’i tejkaluar ata. Është një plan që jo vetëm që do të ishte katastrofik për muzikantët, por është krejtësisht i panevojshëm: Mbretëria e Bashkuar mund të jetë lider në AI pa i hedhur poshtë industritë tona krijuese lider në botë”.

Artisti përgjegjës për secilën nga 12 këngët e heshtura të albumit është i pakredituar, por më shumë se 1000 artistë janë renditur si bashkë-shkrimtarë. Bashkë-shkrimtarë të tjerë përfshijnë Kate Bush, Tori Amos, Billy Ocean, The Clash, Blur/Gorillaz’s Damon Albarn dhe Annie Lennox.

Listat e këngëve shprehin mesazhin: “Qeveria britanike nuk duhet të legalizojë vjedhjen e muzikës për të përfituar kompanitë e AI“. Albumi tani është i disponueshëm në Spotify. Të gjitha të ardhurat shkojnë për Help Musicians, një organizatë bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar që mbështet muzikantët aktualë dhe ata në pension.

Duke iu përgjigjur albumit, një zëdhënës i qeverisë tha se ligjet aktuale për të drejtat e autorit dhe AI ​​po pengonin industritë krijuese, mediat dhe sektorin e AI nga “realizimi i potencialit të tyre të plotë”. “Ne jemi angazhuar gjerësisht me këta sektorë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Asnjë vendim nuk është marrë,” shtoi zëdhënësi.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Shërbimi speech-to-text i Apple regjistron “Trump” sa herë një person përmend fjalën “racist”
Tjetra Gruaja me mbiemrin Null po has probleme të përditshme me regjistrimin në sistemet kompjuterike

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
Tech
11 Dhjetor, 2025
ChatGPT përdor aplikacionet e Adobe për të edituar fotot dhe PDF tuaja falas
Tech
11 Dhjetor, 2025
Hakerët manipulojnë ChatGPT, Grok dhe Google për të ndihmuar në shpërndarjen e malware
Tech
11 Dhjetor, 2025
Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
Apps
10 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Gjatë 4 viteve të fundit është rritur kërkimi në website-t pirate me 12%

17 Janar, 2024
Apps

Adobe lançon një gjenerues videosh të fuqizuar nga AI për të konkurruar me OpenAI dhe Meta

17 Tetor, 2024
Tech

Nikon prezanton kamerën e re flagship Z9 full frame mirrorless që kushton $5.500

29 Tetor, 2021
Tech

Adidas prezanton atletet e reja të krijuara nga lëkura e kërpudhave

16 Prill, 2021

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?