Nuk mund të kishte përgjigje më të gabuar se sa të akuzosh konsumatorët për arsyen përse nuk heq përdorimin e shisheve plastike. Kështu ka bërë Bea Perez, senior vice president e Coca-Cola gjatë një interviste për BBC në World Economic Forum që po mbahet në Davos të Zvicrës.
“Biznesi nuk do të jetë në biznes nëse nuk mesojmë konsumatorët. Ndëkohe që ne ndryshojmë infrastrukturën në shishe, kalojmë në riciklim dhe inovacion, nga ana tjetër duhet t’i tregojmë konsumatorit se cilat janë mundësitë. Ata do të ndryshojnë me ne.”
Me këtë fjali Perez ka justifikuar faktin që Cola-Cola do të vazhdojë të prodhojë shishe plastike një-përdorimshe pavarësisht faktit që sot është kompania e parë në botë që ndot më shumë mjedisin nga mbetjet e saj plastike, duke prodhuar 3 milion ton plastikë në vit (rreth 200,000 shishe në minutë).
Nga ana tjetër, ajo është zotuar se kompania do të punojë më shumë për të arritur qëllimin e vënë për 2030 në të cilin mendohet se 50% e shisheve të prodhuara do të jenë të ricikluara. Çfarë nëse kjo nuk ndodh?
“Ne duhet ta arrijmë këtë qëllim dhe ne do ja dalim – nuk ka pyetje”
GOOD LUCK COCA-COLA!