Pas shumë leaks të console, dualshock 5 dhe zbulimit të logos nga vetë Sony, tani është rradha e interface e cila edhe këtë ë duket se ka zhgënjyer shumë fansa.
Për fat, ky leak nuk është i konfirmuar edhe pse burimet që e siguruan për CCN.com thanë se janë duke punuar me zhvillues të PlayStation 5 dhe kjo foto është 100% e saktë.
Ajo çfarë ne shohim në ekran është një UI i ngjashëm me OrbisOS të PS4 në të cilin ikonat kalohen horizontalisht ndërsa menuja vertikalisht. Në foto shohim se ky console ka një kapacitet prej 1TB dhe po punon me versionin 0.100.020.
Geek Room shpreson shumë që kjo të jetë një leak i rremë pasi nëse ky është interface i vërtetë i PlayStation 5, atëherë Sony na detyrohet disa shpjegime!